Poezi nga Seli Murati
 
 
KUR SEZONI TJETËR TË VIJË
 
Si flokët e dëborës bie
lehtas, mbi qerpikët e tu ndjej
aromën dhe vështrimin tënd
si rrëshqet, lehtas, mollëzës
së skuqur, nga dashuria, të ftohtin…?
Përkëdhel mbi faqet e tua prush
Bardhësinë gjeta, si vello e hedhur
nusërie, kjo bardhësi, më mbledh
dhe po më shtyp,vëllimi yt?
Si topa bore derdhet, mbi mua
hedh… dëshirat dhe mbledh
përplasjet, brigjeve të shpirtit,
aty po lë, gjurmët? Përjetësi
melankolie si një dhuratë
e shpirtit…lulja e njomë, rrëshqet
mbi krahët e tu po mbyll
shtrënguar si ëngjëll, të formojë
jo si topat e borës, në ngrohtësit
e dritës, shkrij, për t’u rikthyer
me sezonin tjetër… të bardhësisë
rikthehem, sërish.
 
 
Ëndrrat m’i ndez në sy!
 
Je frymëzim i vargjeve
mbi të vërtetat e mia ndriçon!…
Si diell, mbi borën e bardhë
Ëndrrat, m’i ndeze në sy!…
Shpirti, si vargu ngjitet dhe bëhet
poezi, ëndrra e bardhë!…
Si zëri, i simfonisë.
 
Kujtimet!… Rrugëtojnë si dallgët
vijnë nga largë, në heshtje
na thyejnë, errësirat e natës
plot malli, zhytur në dritën e magjishme
aty ku gjurmët?… U rritën
nën rreze drite flakët e zemrës!…
Mi mbajnë peng.
 
Kam etje, mbi shkretëtira.
Loti, dashurinë takoj dhe
po të nis aromën dhe erën e një puthje
malli, errësirës së madhe më ndriço
si një yll!… Mbi qiellin blu të ndrit
nuri i dashurisë, na thërret, shpirtin dhe
Ti!… Nuk je vetëm, na ndan vetëm
Nata!… Ëndrrat m’i ndez në sy?…
Je rrezja e parë e diellit mbi
mëngjeset e dritës dhe dita më sjell
kujtimet!… Veç… për Ty.
 
 
LËRE LOTIN LE TË RRJEDHË
 
Lëre lotin le të rrjedhë
në ajrin e ftohtë të mëngjesit
një mall loti që i ngjan dashurisë
mbi buzë qëndroj një çik
ma fshin lotin e syve.
 
Lëre lotin le të rrjedhë
me një shpresë qëndron në sy ,
si një trëndafil i kuq
i çelur dhe i bukur
të ndriçojë nga larg …
dashuri loti të lëshojë
 
Lëre lotin le të rrjedhë
syri lotin, të mbaj nën qerpik..
të ma zgjon dëshirën
prej zemrës sime…
lotin do e bejmë gëzim
veq për ty, do e ngrej dollin.
 
Lëre lotin le të rrjedhë
në thellësinë e zemrës
zjarrin brënda nesh të shuajmë
me ngjyrën e qiellit kaltëroshe
në këte stinë të bukur dimri
ti zgjojmë ëndrrat tona me plot dashuri.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,852 hits

February 2023
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List