Blerta Tmava Veselaj (Kosova)
Blerta Tmava Veselaj ka lindur më 17.04 1991 në Mitrovicë. U rrit dhe kreu studimet fillestare në fshatin Llukaxhi, Komuna e Lipjanit. Gjimnazin e kreu në Lipjanë. Studimet baçelor dhe Master i mbaroi në degën e Psikologjisë, në Universitetin “Fama” në Prishtinë. Pasioni për poezinë ka qenë i hershëm, dukë u prezantuar me krijimet e saj në gazeta të ndryshme dhe gazeta online, brenda dhe jashtë vendit. Tematika e sjellur është e gjerë, për më tepër ajo social psikologjike shoqërore dhe lirike, të cilat e paraqesin si autore plot pasion dhe identifikojnë për të nesërmen.
Deri tani ka botuar permbledhje poetike :
Lulekuqja e fshatit 2004
Luftoj me vargjet 2010
Fjale shpirti me 2022
Aktualisht jeton dhe punon në Kosovë.
Në stolin e vjetër
Në stolin e vjetër
i të vetmit park në qytet
dikur ishim të dy
tani kam ngelur e heshtur.
Shikoj çdo gur e pemë me gjethe
e flokët prapë mi valvit era.
Oh sa ëmbël, sa bukur ti qeshje
Tash pemët më duken veç trungje të prera.
Tani jam e vetëme tek stoli i vjetër
me kujtimet e shkuara rri
s’ di kë pres; ty a dikë tjetër
zemra më bleron kush fal dashuri!
Motiv
Ti je ndjenjë e thellë
më dhe dritë syve
drithërimë shpirti
Na dhe jetë te dyve.
Oksigjen i zemrës
nga ty më dhurohet.
Ti më bëre diell
motiv që të zgjohem.
Arratisur
Symbyllur u arratisa nga ty
s’ dua të kthehem më aty
këmbëzbathur do eci pambarim
të fshehem e humbas gjithkund.
Shpirti i arratisur brenda më thërret
më vret e rikthen sërish në këtë jetë
Kalëron një mal
përballon një det
Diku, ëndrra e bukur
eja po thërret
Si shpez pranvere
e lehte m’ u duk vetja
Dashuri e zemrës
s’ duroka nën kthetra.




























Leave a Reply