Chenjerai Hove
Kalendari poetik: Chenjerai Hove (1956-2015)
U lind më 9 shkurt 1956 Chenjerai Hove, poet, shkrimtar dhe eseist nga Zimbambwe. Shkroi veprat e tij në anglisht dhe në të folmen vendase Shona. Atdheu i tij, si e gjithë Afrika pati një të kaluar koloniale dhe një të tashme ku pushteti është në duart e puthadorëve të ish kolonialistëve, ose lloj lloj aventurierëve që mendojnë vetëm për pasurimin vetiak, pa dashur t’ia dinë se shesin interesat kombtare.
Punoi si mësues dhe gazetar, por sulmet e tij ndaj regjimit të Mugabes e shtërnguan të merrte rrugën e mërgimit. Vdiq para kohe në Norvegji më 12 korrik 2015. Rrënqethëse poezia e tij, shpesh më kujton gjendjen e vendit tim…Ja një nga poezitë që kam prej tij:
TESERA E PARTISË
Ti kuadër i partisë,
më kërkon teserën e antarsisë
së partisë në pushtet.
ç’fyerje e madhe
për lulet e zogjtë
e këtij vendi
në zemrën time.

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply