Alejandro Jodorowsky
Kalendari poetik: Alejandro Jodorowsky 17 shkurt 1929
Sot, më 17 shkurt, mbush 94 vjeç Alejandro Jodorowsky, shkrimtar, skenarist, eseist, dramaturg, regjisor dhe poet kilian (prej shumë vitesh ka shtetësinë franceze). Ja njè poezi prej tij:
TRUPI BËRTET KUR GOJA NUK FLET
Sëmundja është një ndeshje e personalitetit me shpirtin.
Shumë shpesh…
Ftohtësira “ngjit” kur trupi nuk qan…
Dhimbja e fytit na “mbërthen” kur nuk e nxjerrim pikëllimin.
Stomaku “djeg” kur tërbimi s’del dot jashtë.
Diabeti “pushton” kur vetmia vret.
Trupi “dhjamoset” kur pakënaqësia mbyt.
Dhimbja e kokës “mposht” kur dyshimet shtohen.
Zemra “lëshon” kur jeta s’ka kuptim.
Krahërori “shtërngon” kur krenaria skllavëron.
Tensioni “rritet” kur frika burgos.
Neuroza “paralizon” kur fëmija brenda nesh tiranizon.
Ethet “nxehin” kur mbrojtja shfrytëzon caqet e imunitetit.
Gjunjët “therin” kur krenaria s’lëshon.
Kanceri “vret” kur jeta lodh.
Po dhimbjet e heshtura? Si flasin në trupin tënd?
Sëmundja nuk është gjë e keqe, ajo lajmëron se je në rrugë të gabuar.
Ka ca kthesa që quhen Keqkuptime
Ka semaforë që quhen Miq
Drita paralajmëruese që quhen Familje.
Gjithçka mund të arrish nëqoftëse ke:
Një listë përgjigjesh që quhen Vendim,
Një motorr të fuqishëm që quhet Dashuri
Një siguri të shëndoshë që quhet Besim
Dhe shumë, shumë lëndë djegëse që quhet Durim.
© shqipëroi Maksim Rakipaj



























Leave a Reply