Poezi nga Dr. Jawaz Jaffri
LUFTA KUNDËR LUFTËS
SHKRIMET NUK JANË NË GJENDJE TË NDAJNË PIKËLLIMIN TIM
Pemët e mia
vuajnë nga problemet e frymëmarrjes
Unë jam elegjiak i degëve të zverdhura
dhe lyp harlisjen e pyjeve kiliane.
Toka
është një kafshatë e ulur mbi mbulesë tavoline të diellit
I urrej ata të ashtuquajturt fitues
që thyejnë zemrën e qytetit të pushtuar,
të cilët, janë lindur nga errësira e shpellave
kanë ardhur për të shuar
qytetet e mia të ndritshme.
Ia ktheva shpinën begatisë së MiranShahut
më kapi rrënoja në grusht
dhe u largua.
Organet e mia
po nxehen buzë rrugëve
në ballkon në Harat.
Aty qëndron një sy i shuar
i zënë duke recituar “Lufta dhe Paqja”…
Qielli im
është duke bërë paketimin për të lëvizur
në qytetet e mia
aty hapen dyert e Shtëpive të Zisë
ku në meloditë e elegjive nga Akhtar Husein Jaffri
jehonë vajtimi
në rrugët e mia
rrjedh lumi i vajtimit
dhe një trup i mbushur me eksploziv më ndjek
shkrimet e shenjta janë të paaftë për të ndarë pikëllimin tim.
Unë jam duke shkruar librin tim të shenjtë.
Në tymin që dilte nga shpërthimet në Wacha Dana
historia ime po zhduket.
Unë i kam dhënë amnisti Historisë.
Në poezinë time
nga kutia e Pandorës nga qielli
po bien ditët e mia të plagosura
po na gërmojnë varret
me kamën e narcistit civilizues
Scriptures are Incapable of Sharing my Grief
my trees
suffer from breathing problems
I’m elegiac of yellowed boughs
and beg for the lushness of Chilean woods
the earth
is a morsel sitting upon tablecloth of the sun
I hate those so-called winners
who break the heart of conquered city
who are begotten of darkness of caves
they’ve come to extinguish
my bright cities
I turned my back on MiranShah’s opulence
seized the ruin in my fist
and walked away
my organs
are festering away on the roadsides
on the balcony in Harat
there lies an extinguished eye
busy reciting ‘War and Peace’
my sky
is packing up to move
in my cities
there open doors to Mourning Houses
where on the tunes of elegies by Akhtar Hussein Jaffri
wailing echoes
in my streets
the river of lament flows
and a body filled with explosives pursues me
scriptures are incapable of sharing my grief
I’m writing my own holy book
in the smoke rising from explosions in Wacha Dana
my history is disappearing
I’ve given amnesty to History
in my poem
from the Pandora’s box of the sky
my wounded days are falling
they’re digging our graves
with the dagger of Civilizational Narcissism!
Translated by: Sara Ali Khan

Shqipëroi: Mehmet Rrema




























Leave a Reply