Poezi nga Myrteza Mara
 
 
TË MOS ISHE TI
 
O vargu me rimë, o vargu melodi,
ti që linde botën, botë nuk ka pa ty.
Ti je këngë shpirti, je magji e fjalës,
je toka ku mbillet gjithë fara e farës.
 
Vargu melodi, o vargu i shtruar me rimë
me gjuhën tënde, flasim me Perëndinë.
Flasim me meteorët, me yjet, me hënën,
qajm’e qeshim fatin, çmallemi me një ëndërr.
 
Thurim luleëndrra dhe i bëjmë kurorë
kur lind një jetë, apo bie dëshmorë.
Si në kohë të errëta, apo ditë të arta
këngës i jep dritë dhe e bënë me flatra.
 
Vargu i urtë me rimë kurrë nuk rënkon
dhe kur grafomanët keq të kafshojnë.
Ti i mëshiron në altar të pendimit,
shkëmben psherëtima me syrin e Naimit.
 
O vargu me rimë, korbat janë shtuar,
quhet poezi çfarëdo fjalë e shkruar.
Gatuhet si baltë, shpejt e shpejt në këmbë,
por s’qëndron drejt, sepse nuk ka rrënjë.
 
Ti je shkallë ylberi drejt fronit të Zotit,
ti folez e ëmbël në degëzën e lotit.
Vetëm falë teje këndojmë për lavdi,
të mos ishe ti, s’do kishte dashuri.
 
 
KUJTESA E POETIT
 
Fal Zotit,
e kam të mirë kujtesën,
trurin e kam ushqyer me dashuri.
Kam dhe një vatër
ku vadis harresën,
di të fal, por të harroj, kurrësesi.
 
Kujtimet s’humbasin
edhe paskëtaj,
kush harron ka vdekur shumë shpejt.
Kush di të qesh di edhe të qaj.
kush di të qaj
po aq mirë edhe qesh!
 
Jeta është luftë
ndaj luftojmë
nga mbëmja deri në mëngjes
Plagë betejash
marrin poetët nëpër këngë
ndaj dhe quhen poetë.
 
Duke luftuar
edhe dashurojmë,
plagët e dashurisë janë si yje.
Kujtesa e kujtesës,
bashkëudhëtare e stinëve
mbjell nëpër dallgë poezie.
 
 
KU ËSHTË JETA?
 
Endet gëzimin ynë si varkë me vela
Duam të lundrojmë nëpër ëndrra
Ison pranë brigjeve le ta përhap era
Kitara e dallgëve të ndizet nga kënga.
 
Ëndrrat tona gjallojnë nëpër natë
Dhe ditën ndezim qirinjt e lutjeve
Vetëm atje jemi lundërtarë të aftë
Tërë jetën nëpër shtigjet e ngutjeve.
 
Lutjet drejt qiellit kullojnë rrëshirë
Rrëshirë lotësh nga bregu i thinjur
Flakët e heshtjes si gurë të mpirë
Kambana e shpirtit çarë dhe ngjirrur.
 
Kaq smog intrigash s’ka parë qielli
Psherëtimat enden nëpër humnera
O Zot, po dielli? Ku është dielli,
Mos ndoshta mërgoi n’orbita të tjera?
 
Prandaj gëzimin e rrisim nëpër natë,
Dhe ëndrrat fluturojnë si të verbëra
Na mbeti fryma tërë jetën mbi dallgë
Po jeta? Flisni o njerëz: Ku është jeta?
 
 
KU KA SI LOTI
 
Janë ngushtuar rrugët edhe nga makthet,
Ngë klithmat e heshtjes verbuar shtigjet
Por mua më duhet të kalëroj me hapat
Më pret një zemër dhe zjarri që s’fiket.
 
Nuk jam Uliksi, vonuar nëpër luftë
E di rrugën drejt kështjellës epike
Çirçet s’më joshin me verë e me bukë
As kënga e sirenave me harpat magjike.
 
Penelopa ime s’end pëlhurë në tezgjah
Ajo shikon të heq ndonjë rrudhë malli
I gufon kraharorin nga dallgët me krahë
Dhe pret t’i jap shkëndijën zjarrit.
 
Shtrati i lumturisë mbi zjarrin e një zemre
I ka rrënjët thellë, si dielli në univers
Ndriçuar i tëri me kaltërisnë e një ëndrre
Ngado të shkojmë aty marrim jetë.
 
Enden fantazmat në zgavrat e natës
Gjèmojnë verbueshëm si vetëtimë
Po ku ka si puthja me yjet e flakës
Ku ka si loti që ndriçon dashurinë!
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,852 hits

February 2023
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List