Poezi nga Jannis Ricos
Poezi popullore anekdotike ( 1928 – 1929 )
Nuk qaj për ato që më more
Të gjeta vetëm për një mbrëmje
dhe kur prapë do të t’gjej
Më kryqëzon kujtesa tënde
mbi një kryq që shkëlqen.
Më kryqëzon kujtesa tënde
mbi një kryq që shkëlqen.
Nuk qaj për ato që më more
as për ato që më ke mohuar
Një hënë mua më dhurove
blu, të thellë, të papërshkruar
Nuk qaj për ato që më more
Në pëllëmbën tënde të butë
zogjtë e artë struken
Çfarë mëkati kam bërë unë
që më kanë munguar puthjet
Çfarë mëkati kam bërë unë
që më kanë munguar puthjet.
Nuk qaj për ato që më more
as për ato që më ke mohuar
Një hënë mua më dhurove
blu, të thellë, të papërshkruar
Nuk qaj për ato që më more

Shqipëroi: Edmond-Andrea Shallvari




























Leave a Reply