Poezi nga Seamus Heaney
 
 
Çdo gjë mund të ndodhë
 
Çdo gjë mund të ndodhë. E dini sesi Jupiteri
më së shumti pret derisa të mblidhen retë
përpara se të hedhë vetëtimën. Por kësaj here ai
lëshoi me galop karrocën e bubullimave dhe kuajt
në qiellin e pastër blu. E tronditi tokën
dhe bllokoi nëntokën, lumin Styx*,
rrëkezat gjarpëruese, vetë bregun Atlantik.
 
Çdo gjë mund të ndodhë, kullat më të larta
të përmbysen, ato në vende të larta të dridhen,
të mënjanuarat të bien në sy. Zogjtë sqep-mprehtë
të bien thik duke gulçuar, e çapëlyer lafshën
që rrëzohet përdhe duke rrjedhur gjak aty.
 
Toka turfullon. Pesha e qiellit shtyp fort Atlasin
si një kapak ibriku. Gurët përsipër mureve zhvendosen.
Asgjë s’kthehet në vendin e vet, hiri tokësor
dhe qelizat zjarrduruese shkulmojnë e përhapen.
 
*Në mitologjinë greke, Styx është një lumë në kufirin ndërmjet Tokës dhe Nëntokës.
Në original: Anything can happen
 
 
Skelet
 
Mjeshtrat kur fillojnë një ndërtesë
Janë të kujdesshëm të provojnë skelet.
 
Sigurohen që dërrasat të mos rrëshqasin kur rëndohen
Sigurojnë të gjithë shkallët, shtrëngojnë nyjet me bulona.
 
Megjithatë të gjithë këto hiqen kur puna mbaron,
Dhe dalin në dritë muret dhe gurët e fortë
 
Kështu e dashur nëse duket ndonjëherë
Që urat e vjetra po shemben mes nesh,
 
Mos u frikëso. Ne mund t’i lëmë të bien skelet
Të sigurtë tashmë se muri nuk preket.
 
 
Kujtim Morina
 
Përktheu në shqip Kujtim Morina
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,889 hits

May 2023
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List