Poezi nga Mili Das
Puthja e parë
Atë ditë kur ti erdhe pranë meje,
Ishe më afër se asnjëherë tjetër,
Dhe gjaku më shpërtheu në deje,
Dhe zemra i shtoi rrahjet më tepër.
Vështrimi im në sytë e tu humbi,
Qepallat i kishe në gjysmë ëndërr,
Fytyra simpatike, ëndrat m’i shkundi,
Nuk e harroj atë puthje aq të ëmbël.
Një ndjenjë e bukur lodronte tek ne,
Sa sytë përgjysmë i mbylla edhe unë,
Në faqe më lulëzoi puthja që më dhe,
Ato çaste mu dukën pak edhe shumë.
Nga emocionet që pata mbeta pafrymë,
Ndonëse ajëri i pastër shëtiste pakufi,
Oh, i dashur, puthja jote ishte madhështi,
Më puthe e puthe gushë e buzë përsëri.
Aroma e parfumit tënd e lehtë si lule mali,
Kudo u shpërnda, me trupin tim u përzie,
Ajo ndjenjë e këndëshme që çasti më fali,
Kjo puthja e parë është dhuratë perëndie.
First Kiss
That day when you came
closer to me was the
firstime I heard your spontaneous heartbeat .
My eyes glanced at your eyes,
I saw your eyes were closed.
Your beautiful face was so charming
We could both feel a light warm touch.
It was an ecstatic joy for us.
Slowly I closed my eyes and
Your trembling lips touched my left cheek,
It lasted for a few minutes.
I can’t take breath freely,
Yet there was plenty of pure air.
Oh dear, what feelings you gave me that day!
Again you came closer to me.
You kissed my neck, my lips.
Your charming perfume
scattered all over the room and blended into my body .
That moment was pleasant feeling for me .
That day when you gave me my first kiss, that was the best gift of love.





























Leave a Reply