NJË POETE E RE BEFASUESE, NGA BLUZAT E BARDHA
(Referim rreth vëllimit poetik “Kur shpirti flet” të autores Elona Rexhaj)
 
Ndonëse poetesha e re Elona Rexhaj, librin “Kur shpirti flet” e ka botimin e parë, fuqia shprehëse e vargjeve lirike të saj, fjalori artistik dhe mjetet stilistike origjinale, që përdor për ndërtimin e poezive, bën të mendosh, se talenti krijues, arrin të kapërceje mungesën e përvojës letrare, krahasuar me poetë të tjerë që shkruajnë e botojnë prej vitesh.
Megjithëse punon në sferën e shërbimit shëndetësor, ku për vet natyrën e kësaj pune, kontaktet me letërsinë poetike, janë disi të rralla, kuptohet se dëshira dhe pasioni për lexim, i ka mundësuar rritjen e shijeve për këtë gjini të arit letrar.
Bie në sy, se synimi i autores, ka qenë që t’iu drejtohet kryesisht të rinjve me këtë libër të parë, ku pjesën më dominonte të titujve poetikë, e ka ngjeshur me lirika dashurie, të lakmuara nga kjo shtresë e shoqërisë.
 
Talenti i zonjës Elona Rexhaj, spikat që në zgjedhje e titullit dhe shpjegimin artistik të funksionit të tij në këtë libër:
 
“Kur shpirti nis e flet,/ Ç’do pengesë, nis e sheshon,/Nis të shkruaj, si Poet,/ Trupin, në Penë e shndërron…/ Se kur shpirti nis të flasë,/ Shkrin akujt, e gurët i tret,/ Më fol gjithmonë, me shpirt! /Se kështu, të flas edhe vetë!…”
 
Antitezat, në sensin kuptimor – logjik të vargjeve, janë një risi karakteristike, në stilin e kësaj poeteshe, si në vargjet:
 
“Ti je streha ime e vetme, çdo muzg imi dhe agim…”—“ E njëjta dashuri e re, e vjetër”—- “Këtu nuk je, por je tek unë! “ — “Kur krejt t’u përkushtova, çuditërisht, ike ti!”— “ Vetëm, por me ty”— “Më mungon, por s’të kërkoj”— “edhe pa ty, me ty jam gjithmonë” etj.
 
Elona e lartëson ndjenjën e dashurisë, si gjendjen shpirtërore sublime, ku të dashuruarit e ndjejnë veten, si mbretër të vërtetë dhe unikë mes masës së njerëzve të tjerë:
 
“Kur dashurohesh, ti me mua,/Gjithë bota ndalet dhe na vështron, /Ne jemi mbretër, s’ka të tjerë, /Se dashuria, na lartëson… /Dhe zënkat s’bëjnë asgjë më shumë,/Veçse forcojnë ndjenjën tonë,/Si ne nuk ka, jemi unikë. /E kështu do jemi gjithmonë!…”
 
Duke iu drejtuar partnerit të dashurisë së vet, heroina lirike, shprehet, se dashurinë e vërtetë për të, e ka brenda gjakut, për shkak se ai i ka falur parajsën e ndjenjave:
 
“Për ty, Egon do ta shkel, /Dhe s’do më vinte keq aspak,/Se dashurinë, që kam për ty, /E kam të futur thellë në gjak…/ Se ti ndjenjën e plotëson,/E çon në përsosmëri, / I fal parajsën zemrës sime, /Më bën të ndjehem mrekulli.”
 
Është një dukuri e kënaqshme që, në ndërtimet e veta lirike, kjo autore portretizon heroin lirik me disa metafora mjaft interesante:
 
“Ajo, Shkrin akullnaja, me një shikim, /Thërrmon male e shkëmbinj. /Buzëqesh si Zanë deti, /Dhe po fle, në gjoksin tim. /Ajo, Çmenduri në perfeksion, /Çdo piktor e lë në habi, /Mahnit perëndeshat, kudo shkon”
 
Mençuria e poeteshës Elona, për të bërë arsyetime të holla në raportet e marrëdhëniet mes të dashuruarve, shpesh të befason:
 
“Më mungon, por s’të kërkoj,/ Dhe pse malli, më ka pushtuar./ Zemra memece, na u bë, /Për t’u sharë, apo pajtuar. /Më mungon, por s’të kërkoj, / S’jam më unë dhe skam ndryshuar,/Por folenë tende, s’e prish dot, /Folenë time, për të ndërtuar!… “
 
Duke pasur parasysh, se ndodh që dashuria përflitet nga njerëzit fanatikë ose egoist, heroina lirike e inkurajon partnerin e vet kësisoj:
 
“Lëre botën pak mënjanë, /Le të flasë, të gumëzhijnë, /Dashuromë, bëj hatanë, /Çmendu si unë, për dashurinë./Se pa ty, mbizotëron, veç gri, /Më merr frymën, më shkatërron, /Dashuromë, o shpirt dhe ti, /Ashtu si unë, dashuromë!… “
 
Një rast tjetër për t’u shënuar, është dështimi i martesës në çastet e fundit të kurorëzimit të saj, kur pritet vetëm dhëndri, për të shkëmbyer unazat, por shkaku nuk dihet:
 
“Duhej të prisja gjatë, o shpirt, /E veshur me të bardha për ty,/ Me unazat në duar, /Për t’i shkëmbyer të dy… /Një tufe lulesh, papritur, / M’u gjendën në duar… /Ranë unazat, nga një letër, /Me dy fjalë: “Jam larguar!”…
 
Gratë përgjithësisht janë tepër të kujdesshme për lukun e tyre. Ato zakonisht e bëjnë zbukurimin e pamjes, si rutinë të përditshmërisë. Po gratë që duan të bëhen sa më tërheqëse për bashkëshortin, e bëjnë edhe qe ai të mos tërhiqet nga femrat e tjera:
 
“Krihem, vishem, parfum kam,/ Më shiko, si vezulloj!… /Më pëlqen të llastohem, / porsi zanë, karshi të shkoj…/ Më shiko, jam si drita, / Veç për ty rrezatoj, /Mos hidh sytë tjetërkund,/ Ke në mua, gjithçka kërkon!”
 
Autorja trajton realisht edhe rastin, kur një personazh femëror, e përkushtuar në shoqërinë e vet, këshillon shoqen, për fatin e keq, me burrin pijanec e dhunues:
 
“E ndjen erën? Kundërmon, / Pi sa plas, më pas shkelmon. /Sa here mallkove veten ti, / Që akoma dhimbjen e duron. / Lere veten, mallko të tjerë, /Fajin e gjen, në duart e tij. /Prania tij, t’u bë ndëshkim, /Ti s’ke faj, ai njëmijë… / Hap dritaren, në errësirë, /Hap krahët, për fluturim! /S’jeton zogu në kafaz, /Jeton veç për shtegtim…”
 
Ndodh gruaja e ka burrin të punësuar larg, takohet me mall me të dhe kur e përcjell përsëri, shpreh me emocion ndjesitë e saj:
 
“Kam harruar krejt, o shpirt,/Sesi është, si ndjesi! /Të të dua, si e çmendur, /E të mungosh në krahët e mi. / S’ta ndal dot hapin, i ëmbli im,/Të të them, rri dhe pak, o jetë! /T’i lidh duart, në përqafim, /Se vetmia, si plumb vret…”
 
Xhelozia, si fenomen i rëndomtë në marrëdhëniet bashkëshortore,
shpaloset artistikisht mjaft këndshëm, në këtë bisedë mes çiftit:
 
“Rebelohesh, digjesh zjarr, / Turbullon e inat mban…/Xhelozo sa fort të mundesh,/Për buzët mishtore që t’u panë!/Se kështu, më bën të di, /Se ke ndjenjë si dikur,/Aq rebele, ndërkohë e qetë,/Si dikur jam, a pak më shumë. /Por dhe unë, të bëj të ditur, /Nën qiellin tim, je veç ti,
S’të ndërroj, për një palë buzë!/S’të ndërroj, as për njëmijë!…”
 
Grindjet mes bashkëshortëve, nuk ka lënë t’i shpëtojnë Elona, sepse ajo i sheh ato si fenomene të zakonshme që herë forcojnë dashurinë e herë të tjera shkojnë deri në prishjen përfundimtare të familjes. Kjo duket edhe ne këtë krijim të shkruar mjeshtërisht:
 
“Ti kokëfortë, unë me krenari, / Askush nga ne, s’po lë hapësirë./
Mbyllëm çdo shteg mirëkuptimi, /S’ka më përpjekje, s’ka më dëshirë. /
Thuamë, edhe për sa vite akoma, /Veten dhe mua, më shkatërron!/
Ngushtoma litarin edhe pak, /Ndoshta kështu, dhe ti shpëton!…”
 
Poezia që të krijon mbresa të thella, është porosia, që autorja i jep nënës së saj, kur i shpjegon kujdesin që duhet të tregojë, për vajzën dhe djalin, të dërguar në shtëpinë prindërore.
 
“Çdo mëngjes, vajzën ma krih! /Bëji gërsheta, ma zbukuro! / Ledhatoi faqe e flokë,/Fort në gjoks, ma përqafo! /Amanet, o Nënë ti,/Trimin tim ruaje shumë,/Është çapkën, e dot s’rri, /Nga përrua, e bën lumë. /Amanet, o Nënë ti,/ Mos m’i lër, të ndjejnë vetmi, /Duaji fort, pa kushtëzim, /Kanë nevojë për dashuri. /Se jam larg, e s’i shoh dot, Përpëlitem /si në varr, /Kur nga ta, më ndan kjo botë.”
 
E shqetësuar seriozisht nga skenat e shëmtuara që vëren përqark, në përditshmërinë e saj, për fatin e rinisë së sotme, poeteshë Elona ngre zërin e vet protestues:
 
“Se skandali sot, përbën lajm,/E po shitet lakuriqësia. / Se me nja pesë dashnore me lekë, /E kupton ç’është dashuria. /Ku arriti kjo botë kështu, o njerëz, /Më shumë trishtohem, për brezin e ri. / Le të filloj diku ndryshimi, /Le të fillojë, nga unë dhe ti!… “
 
Ashtu si dhe emigrantë të tjerë, kjo poeteshë emigrante, shpreh pakënaqësinë e saj, për jetën e vështirë në emigrim, ku ajo, si dhe shqiptarët e tjerë, për të siguruar një jetesë, me të ardhura më të mira, robtohen në punë të rënda, që ndikojnë në plakjen para kohe:
 
“Nënë moj, po të tregoj ty, /Për këtë timin emigrim: /Për dy parë më shumë,/Lash shtëpinë e gjakun tim. /Nënë moj, Ç’të tregoj akoma, /
Më vodhën buzëqeshjen pak nga pak, /Më ftohen shpirtin, o nena ime, /
Kaq e re, e ndihem plakë… “
 
Pa u marrë kohë më tepër lexuesve të këtij libri, si redaktor i tij, dëshmoj me kompetencë letrare, se poetesha e re Elona Rexhaj, është një fenomen poetik, i shfaqur së fundi në lirikën shqiptare. Kam besimin e patundur, se me premisat e para të shpalosure në këtë botim, do të ngjitë lartësi të admirueshme, nëse vijon me këtë nivel e pasion, të shkruaj e botojë më tej libra të tjerë. Këtë opinion timin besoj, do ta mbështesin e edhe lexuesit, që do të kenë rastin, të kenë dorë këtë libër dinjitoz.
 
 
vullnet mato

Nga: Vullnet Mato

One response to “NJË POETE E RE BEFASUESE, NGA BLUZAT E BARDHA (Referim rreth vëllimit poetik “Kur shpirti flet” të autores Elona Rexhaj) / Nga: Vullnet Mato”

  1. Elona Avatar
    Elona

    🙏🥳

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,453 hits

August 2023
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List