JUAN GELMAN (Argjentinë, 1930 – 2014)
AJO GRUA
Ajo grua i ngjan fjalës “kurrë”,
që nga qafa një bukuri e veçantë e pushton
në sytë e përndritur një lloj harrese fsheh,
ajo grua që në krahun e majtë më qëndron.
Kujdes, kujdes bërtisja unë
por ajo si dashuria pushtonte, si nata,
shenjat e fundit që shiu vjeshtak me shi derdh
të qeta fshiheshin në valëzimin e duarve të saj.
Brenda meje zhurma të thata shpërthyen,
copë-copë tërbimi dhe trishtimi m’u bë,
zonja fjalë të ëmbla shi po rimonte
mbi kockat e mia që në vetmi qëndronin.
Kur u largua, si një i dënuar po dridhesha unë
dhe vetes një thikë të mprehtë në zemër i ngula
vdekjen do të kaloj i shtrirë me emrin tënd,
ai për herë të fundit gojën do të ma lëvizë.
Shqipëroi: Bajram Karabolli




























Leave a Reply