Jorge Luis Borges
Kalendari poetik: Jorge Luis Borges (1899-1986)
U lind 125 vite më parë në Buenos Aires, Jorge Luis Borges, poet, shkrimtar, eseist, përkthyes e akademik argjentinas. Vuante shumë nga sytë dhe rreth viteve ’60 pothuajse u verbua krejt; gjithsesi as kjo sëmundje nuk ia uli dëshirën dhe vrullin Borgesit. Pati bërë emër të madh si krijues jo vetëm në Argjentinë, por në mbarë botën duke fituar çmime dhe mirënjohje të shumta jo vetëm në vendin e tij.
Çmimin Nobel nuk ia dhanë kurrë; por kjo s’e cënoi aspak lavdinë e fituar me veprën e tij. Ditët e fundit të jetës i kaloi në Gjenevë, Zvicër, ku edhe u varros sipas dëshirës së Poetit. E dua Borgesin dhe kam jo pak shqipërime prej tij; ja përzgjedhja e sotme:
KOHA…
Koha është një lum që më rrëmben, jam vetë ai lum,
është një tigër që më shqyen, jam vetë ai tigër,
është një zjarr që po më tret, vetë jam ai zjarr,
bota për fat të keq, është prej vërteti,
dhe unë, për fat të keq, jam Borges.
© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply