Poezi nga Eva Kacanja
 
 
Dhimbja e Meduzës
 
Oh, frikë e bukur,
që tmerr’ sytë e mi,
Që hi më hedh,
e nuk bëj dot “oh!”
Ma përdrodhe shpirtin,
në një mijë gjarpërinj,
E mendjen sërish,
ma ktheve në kohë.
 
Oh, llahtarë e ëmbël
mëkuar prej ferrit!
Ti që dritën nxin,
dhe hijen përndrit,
Si munde sonte,
të ngrihesh drejt qiellit,
Të më fusësh në kurth,
Si munde sërish?!
 
Oh, Meduzë që dhemb,
Hënës së kaltëruar!
Në fron të dashurisë,
Prej zilisë çudnuar,
Harko, mbretëro,
Yj’resh e Det’Dheut,
Trofe i të mjerëve,
Mallkim i Perseut…
 
 
Ke fillu me iu mçef drit’s syve t’mi. …
 
Ti ke fillu me pas frik nga dashnia,
Ke filllu me iu mçef drit’s syve t’mi,
Ke fillu me e mçef andrra e lumni,
Do me m’ba me besu, se s’jemi ma Nji!
E ke harru se veten, e ke lan te un,
Ke lan mendimin, ndoshta dhe ma shum,
Ke lan or, net edhe dit,
Nji t’vertetë që rritet me muj e me vit’.
Hojen e nji puthje që mjaltohet n’shpirt,
At’mbërthim’n e durve, tuj spërdredh gishtrinjt,
E ke lan veten në nji zjarr hyjnor,
Ku bjen si fmia e ngrihesh burrnor.
Do me m’ba me besu se s’jemi ma Nji,
Syt po ia mçef, drit’s syve t’mi,
Prrallesh me mu, n’lojna e fjal,
Me u pa rrall, gjoja me u përmall,
Do me mohu çka Zoti t’ka fal,
Do me e shujt, at ‘frym që t’mban gjall,
Je ngushtu n’panik, si njeri i mpakt,
Ke harru kush je, mbi kurriz çka mbart,
Nji yjsi n’nishana, i kam numru, jan shtat,
Shenj e nji qielli, nji qielli t’pamat. . .
 
Ah sikur me mun, me kuptu ma shum,
Kurr s’ma lshon dorën, kurr s’ke me m’hum. . .
 
©️evaesatkacanja🍀

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,168 hits

August 2024
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List