Dario Jaramillo Agudelo

Kalendari poetik: Darío Jaramillo Agudelo 28 korrik 1947

Sot, më 28 korrik, është 78 vjetori i lindjes së Darío Jaramillo Agudelo-s, poet, shkrimtar, eseist kolombian. Diplomoi për ekonomist dhe avokat pranë universitetit Javerian në Bogotá. Kam plot poezi të bukura prej poetit kolombian, sot sjell për ju këtë shqipërim nga poezia e tij:

E PARA ËSHTË VETMIA

E para është vetmia,
thellë e mu në mes të shpirtit:
Kjo është kryesorja,
thelbi, e vetmja siguri;
që e vetme në frymëmarrje të shoqëron,
që gjithmonë me hijen tënde vallzon,
kur terri je vetë ti.

Zemra jote, ky frut regëtitës
s’ka pse pezmatohet që je i vetmuar;
lere të presë, pa shpresuar
që dhuratë është dashuria
dhe një ditë vetvetiu vjen.

Por e para vetmia është,
vetëm je,
vetëm me mëkatin e parë,
me veten tënde.
Një mbrëmje ndoshta, rreth orës nëntë,
dashuria çfaqet, gjithçka shpërthen
e diçka brenda teje shkëlqen,
një tjetër bëhesh, më pak i hidhur, më i lumtur;
por mos harro, atëhere sidomos,
kur dashuria vjen dhe ti përvëlon,
që e para dhe gjithmonë vetmia jote është
dhe më pas asgjë,
më pas, në ardhtë,
është dashuria.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,304,199 hits

July 2025
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List