Poezi nga Ada Rizzo
UDHËTIMI IM
Unë eci përpara,
trupi im copëtohet, por nuk dorëzohet,
kujtesa ime, me ngjyra të gjalla në një kanavacë të zbehur.
Unë eci përpara me kokën lart,
nën një qiell që ndonjëherë
duket se shkërmoqet,
por gjithmonë fsheh një ylber.
Frika e ime, re kërcënuese që nuk i kam frikë,
kërcej midis pikave, duke dëgjuar melodinë e jetës.
Atje, midis çarjeve të zemrës, drita kalon,
lulet e qëndrueshmërismë rriten,
sythe të vogla që çelin në pranverë.
Humbjet, mësues të përkohshmërisë,
ushqejnë kujtimet,
nxisin zjarrin e së nesërmes.
Pengohem, bie,
çdo rënie është një ftesë për t’u ngritur,
është guximi që jeton
në brishtësinë e qenies sime.
Nuk mohoj asgjë.
Falënderoj të kaluarën.
Festoj të tashmen.
Një udhëtim i çmuar për të ardhmen e afërt.
Unë eci përpara
me këmbënguljen e dikujt që e ka parë errësirën
dhe e ka transformuar atë në dritë.
Shqipëroi: Mehmet Rrema






![Aleksandra Vujisić [Montenegro]](https://atunispoetry.com/wp-content/uploads/2026/11/928261973_2350572135758012_1943544403215100046_n-2.jpg)




















Leave a Reply