Robert Martiko

 

NJË RILINDJE NË MENDIMIN SHQIPTAR

Së shpejti, nga botimet “Jozef”, nën menaxhimin e Aurel Kaçulinit, del libri im i ri me titull: “Kur toka flet me qiellin”.
Ajo që dua të nënvizoj është se, për herë të parë në historinë e mendimit shqiptar, kritika letrare del nga dritëshkurtësia klasike e epiteteve, metaforave, stileve dhe gjithçkaje tjetër të përciptë, për të hyrë në botën e mendimit të thellë, me karakter a priori, e aftë të ndryshojë njeriun dhe botën.
Ky libër përmban poezitë e rreth 150 poetëve shqiptarë, të lexuara dhe komentuar në aspektin filozofik – emrat e të cilëve do t’i gjeni të përmendur në listën që kam bërë “tag” në këtë postim. Në të ardhmen, do të pasojë një tjetër libër, i cili do të përfshijë edhe poetë të tjerë me vlera të spikatura.
Sepse pikërisht kjo botë kuptimesh të thella, deri më sot tmerrësisht e neglizhuar nga kritika letrare – një kritikë pa idenë e gjërave – duhet të dalë në plan të parë për të hapur një perspektivë të re në mendimin kulturor dhe estetik.
Ky libër është një thirrje e fortë edhe për studimet akademike, të cilat, duke mos pasur bazat e nevojshme të mendimit perëndimor cilësor, i trajtojnë objektet studimore në mënyrë shpesh të fantaksur, të verbër e tragjike – dhe si pasojë, e keqja e ngurtësuar mbetet në vend e pazgjidhur, pa atë dritën e domosdoshme që nxorri Evropën nga Mesjeta, nga ferri i vetvetes.
Kur akademikët refuzojnë të hyjnë në botën e gjallë të gjërave, ky libër vjen si një shije e lehtë e botës së kuptimeve të thella, që janë shprehur aq bukur në poezitë e përfshira.
Ajo mungesë historike e mendimit shqiptar, me përjashtime të rralla si Lasgush Poradeci, ajo që unë e quaj Rilindje Shpirtërore, por që ka 1001 gjëra të tjera nga pas, le të fillojë të futet – sadopak – në rendin e ditës.
Sepse aty ku fjala buron nga shpirti, edhe në mungesë të një rilindjeje të shpallur zyrtarisht, lind një lëvizje e heshtur që zgjat më shumë se një epokë.
Lind një dëshmi, për të cilën mund të thuhet me bindje se vetë poezia – veçanërisht kur përjetohet me pjesëmarrjen e botës së kuptimeve të thella – bëhet Rilindje për shoqërinë…

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,304,199 hits

July 2025
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List