Poezi nga Rudina Muharremi Beja


I DASHUR

Po, i dashur,
Unë e dua përkëdheljen e duarve të tua
përmes degëzimeve të flokëve që thinja tashmë mbjellin,
e belbëzimet pa fund
që gjithmonë falin shpresë,
sa herë që jeta udhët na i ngushton
e mjegullat,
dertin derdhin mbi supe…

I dashur,
pranë teje ndaloj kaherë hapat e mi
e çastin bekoj që na bëri bashkë,
agimet që na gjejnë përherë të përqafuar,
mbrëmjet që zbresin qytetit të pafjalë
dhe perëndimet
që ulen qerpikëve tanë të lodhur,
ngadalë…

I dashur,
përndritjes së syve të mi
koha vetëm ta ka shtuar bukurinë
dhe modestinë që s’di fjalime frymëzuese.
Merrmë krahëve të tu të mëndafshtë
e, kur të përhumbem në kushedi ç’mendime,
me dashurinë që në gjoks digjet si flakadan
zjarreve shumëngjyrëshe,
rrëmbemë shpirt e mendje,
qiejt t’i cekim,
e së bashku të lundrojmë oqeaneve,
thellësive më të skajshme…

I dashur,
vitet që udhëtuan vagonëve të rutinave, përpjekjeve,
nuk e zbehën kurrsesi dashurinë,
as respektin për rrudhat që sakrificat thelluan
labirinteve të jetës,
në kërkim të bukës së përditshme
dhe pranverës që kaherë vesh shpirtin tim!


***

Në fund
të mëdhenjtë mbetën të mëdhenj,
të vegjlit – njëlloj!

U thelluan humnerat,
avionët – krahët thyen,
direkë anijesh thërrmuan stuhitë,
u trembën dallëndyshet…
Lavdia udhëtoi mbi shputa ere
pajtonëve imagjinarë,
ndërsa gjërat e rralla arna qepën bërrylave
e mbetën ashtu si një far,
nën vetullën e hënës!


FANITJE

Gjithçka përreth merrte formë pengesash…
Gji të lashtash, grami shtrinte rrënjë e gjethe,
shtatin zgjatnin silueta të varfra
me mistere të vockla,
ngutnin frymët e ankthshme,
e ngjethshëm, zhvendosnin re.

Errnin praninë e kahershme të një rrezeje…

Fëshfëritën mendimet më të heshtura.
Tërsëlliu porta që hijet tollovitëse në rritje la jashtë,
E feksjes së agut,
ajo shkëlqeu më shumë…


KUR SHPIRTIN S’E NXË KORNIZA

Mos e lodh zemrën në luftë me erën,
me ata që shohin vetëm hijen tënde
jo dritën që çel kraharorin si agimi kreshtat.

Mos trokit në portat që u mbyllën pa zë;
nuk humbet askush në vetmi
veç atyre që s’dinë të ndriçojnë prej vetes.

Lëri të shkojnë ata që të panë
si pasqyrë për frikërat e tyre,
e kurrë s’të pyetën: “Si je, vërtet?”

Ti je pemë që çel edhe kur s’ka sy ta shohë,
që ndjen stinët në rrënjë,
jo në duart e të tjerëve.

Mos e mat shpirtin me akullin e mosdashjes;
sepse ti je violinë që flet me tinguj të pastër
jo për veshët që e kanë harruar muzikën
por për ata që dinë dëgjojnë.

Lëri të ikin.
Jo nga inati, por nga paqja që meriton.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,304,199 hits

July 2025
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List