Vicente Huidobro (Kili, 1893–1948)

 

GRUAJA E RE ME PALLTO TË GJATË 

Ajo kalon sheshin çdo ditë në të njëjtin drejtim.
As e gjatë as e shkurtër, ndoshta pak e shëndoshë, por shumë e bukur. Me sy të mëdhenj, me një hundë të rregullt dhe me një gojë të vogël që të ëmbëlson kur flet.
Megjithatë, ajo ka një pamje të brengosur dhe gjithmonë vesh një pallto të gjatë e të lirshme. Edhe kur është vapë e madhe. Këtë rrobë nuk e heq kurrë nga trupi, as në dimër, as në verë. Thua se në atë pallto fsheh diçka. Vallë ajo pallto fsheh diçka jo të hijshme në trupin e saj? Nuk do të ishte aspak e habitshme. Ndoshta ajo ka një bel shumë të lartë ose shumë të ulët, ose nuk ka fare bel. Ndoshta ajo fsheh një shtatzëni, një shtatzëni që ka vazhduar prej vitesh. Ose ndoshta është për t’u ndjerë më e vetmuar, sepse ashtu të gjitha qelizat e saj ndihen më mirë. Apo ashtu shijon një kujtim brenda atij vendi të izoluar, larg botës.
Por e vërteta është se ashtu ajo fshehë një krim që babai i saj kishte kryer, kur ajo ishte pesëmbëdhjetë vjeç.

 

Shqipëroi: Bajram Karabolli

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,315 hits

October 2026
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List