Macedonio Fernández (Argjentinë, 1874-1952)
KËMBA E TEPËRT – Macedonio Fernández (Argjentinë, 1874-1952) / Shqipëroi: Bajram Karabolli
Z. G. kishte qenë një pacient aq i zellshëm dhe përhershëm i dr. Th. Prandaj G. ishte aq i bindur nga këshillat dhe vendimet e dr. Th., saqë dhëmbët, bajamet, stomakun, një veshkë, një mushkëri, shpretkën dhe zorrën e trashë i kishte hequr me radhë. Tani i kishte ngelur vetëm një këmbë. Shërbëtori i z. G. shkoi përsëri për të thirrur dr. Th., sepse z. G. i dhimbte këmba.
Dr. Th. pasi ekzaminoi këmbën me kujdes, duke tundur kokën, i brengosur dhe i vendosur, i thotë:
– Zotëri, kjo këmbë nuk të lypset më, prandaj do të të çoj tek një kirurg që të ta heqë. Kjo këmbë, jo vetëm është e panevojshme, por të rrezikon jetën.
Shqipëroi: Bajram Karabolli




























Leave a Reply