Poezi nga Anne Carson (21 qershor 1950, Kanada) 

 

UNË

Dëgjova një trak të vogël brenda ëndrrës sime.
Nata kullon e argjende dhe prek lehtë agun që vjen.
Në 4 të mëngjesit. Zgjohem. Rri duke menduar

burrin që iku
në shtator.
Emri i tij ishte Law.

Fytyra ime në pasqyrën e banjës tregon
damarë të bardhë në fundin e saj.
I hedh ujë fytyrës dhe shkoj
në shtrat.
Nesër do të shkoj të vizitoj
nënën time.

 

AJO

Ajo jeton ndanë një kënete
në veri.
Ajo jeton e vetmuar.
Pranvera këtu vjen e të pret si një brisk.
Udhëtova gjithë ditën me tren
dhe solla shumë libra
disa për nënën e disa për vete
përfshirë përmbledhjen e poezive të
Emily Brontë.
Ajo është autorja ime e preferuar.

Por njëkohësisht dhe frika ime e madhe
të cilën mendoj ta përballoj.

Më së fundi e vizitova nënën time
dhe më duket se jam kthyer
në Emily Brontë,

vetmia që më rrethon më bëhet
si kënetë,
trupi im i ngathët i rënduar
ndanë mureve prej balte sikur
transformohet e vdes
sapo futëm në derën e guzhinës.
Çfarë mishi është ky, Emily,
vallë a na duhet?

 

TRI

Tri gra të heshtura pranë tryezës
së guzhinës.
Guzhina e nënës sime është e vogël dhe
e errët por përtej dritares është këneta,
ngrirë akull.
Ajo është e madhe aq sa
të rrok vështrimi,

rreth një milje për tu bashkuar
me bardhësinë e qiellit.
Nëna dhe unë grijmë lakra
me kujdes.
Ora e murit të guzhinës
lëshon një zukatje

një minut pas orës dymbëdhjetë.
Kam Emily – n në faqen 216
mbajtur hapur me një kupë sheqeri
por vjedhurazi me bisht të syrit shoh
nënën time.

Mijëra pyetje më vinë në mendje.
Nëna ime është e përqendruar tek lakrat.
Unë e kaloj librin në faqen 217.

 

Shqipëroi: K. P. Traboini
WORLD POETIKA vol. 1, Pantheon Books 2019
Mund ta gjeni tek Librari ADRION, Tiranë

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,314 hits

October 2026
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List