Përtej kufijve: Irma Kurti dhe Daniela Karina Tomè i këndojnë dashurisë universale

 

 

Një tjetër projekt i ri muzikor midis artistes argjentinase dhe poetes italo-shqiptare Irma Kurti. Kënga titullohet “Unë e kam dashur këtë njeri” me tekst dhe të interpretuar nga Irma Kurti si dhe të kompozuar nga Daniela Karina Tomè. Ajo dëshmon se poezia dhe arti janë të aftë të lidhin njerëzit që jetojnë në skaje të ndryshme të botës. Të dyja artistet i bashkon i njëjti pasion për krijimtarinë dhe muzikën. Në këtë këngë ndërthuret delikatesa e fjalëve në kontestin e një atmosfere vokale intime. Kur u këndohet ndjenjave siç janë dashuria, vuajtja dhe lotët, gjuha nuk përbën një limit; ajo shndërrohet në universale dhe kuptohet nga gjithkush.

“Unë e kam dashur këtë njeri” nuk është bashkëpunimi i parë. Rrugëtimi i tyre artistik ka nisur me “La chaqueta de tristeza” (Xhaketa e trishtimit), një këngë lirike në gjuhën spanjolle e kënduar nga Daniela Karina Tomè me tekst të shkruar nga Kurti, pjesë e albumit të ri “ Sirena triste” të kantautores argjentinase.

Me këtë projekt të ri, të dyja artistet ritakohen për t’i dhënë jetë një kapitulli të ri, duke treguar se arti lind, mbi të gjitha, nga takimi dhe ndarja e përvojave.

Lidhur me punën e përbashkët për realizimin e këngës, Irma Kurti tregon: “Kompozitorja e ka përshtatur muzikën në mënyrë kaq të bukur dhe natyrale me vargjet, sa çdo fjalë përputhet dhe gjen jehonë në notat muzikore. Daniela ka arritur të hyjë në atmosferën, kuptimin dhe metaforën e tyre. Sepse muzika dhe poezia nuk janë një limit, por hapësira ku krijuesit bashkohen pavarësisht nga distancat”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,304,036 hits

November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List