Isuf Sokoli (Albania)
Isuf Sokoli ka lindur me 23 mars 1952, në Katundin Mali Shëngjin. Ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera, në vitin 1971, Shkollën e Mesme Profesionale Teknikumi i Ndërtimit “8 Nëntori”, Tiranë.
Në 1973 u lidh me katedrën e gjuhës kineze në fakultetin Histori – Filologji dhe mbasi ndoqi dhe përgatiti një program të rekomanduar, u pais me një “Dëshmi” prej katedrës për nivelin e tij .
Nga fillimi i vitit 1973 dhe deri në mars 1979 ka punuar në administratën e Ndërmarrjes Peshkimit, Shëngjin. Në fillim të prillit 1979, u emërua Përgjegjës i Sektorit të Plazhit dhe Banesave në qytetin e tij të Shëngjinit, detyrë të cilën e kreu deri në fund të korrikut 1992, kohë kur u largua në emigrim në Itali, duke u sistemuar në qytetin Bolzano, aty ku vazhdon të jetojë edhe sot familjarisht me gruan dhe një djalë 21 vjeçar, Sokol Sokoli.
Ka botuar deri tani 20 libra, 17 vëllime me poezi dhe tre në prozë.
Krijimtaria e tij është e përfshirë në disa Antologji, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Është autor i 20 librave;
Veprat e botuara
1.Rrudhat e planetit- poezi, 2005.
2.Plagët e demokracisë- poemë, 2021.
3.Kasollja- poezi, 2021.
4.Sytë e mendjes – poezi, 2021
5.Perëndeshës- poezi, 2021.
6.Hija e Madhe- poezi humoristike, 2021.
7.365 dritare- poezi, 2022.
8.Rrugëtimi- poezi të zgjedhura, 2022.
9.Monolog me fotografinë time- poemë, 2023.
10.Nëna në vetmi- poezi, 2024
11.Lëndina e dashurisë- poezi,2024.
12.Ëngjëjt me Bluzë të Bardhë – poezi, 2024.
13.Diell Qershori 2024- poezi, 2024.
14.Vegimet Binjake- poezi, 2024.
15. Babai në fron me Perëndinë- poezi, 2024.
16.Zemrat- poezi, 2025.
17.Jeta ime, kujtime, vëllimi i parë- prozë, 2025.
18.Jeta ime, kujtime, vëllimi i dytë- prozë, 2026.
19.Me nënën në 365 ëndrra- prozë, 2026.
20.Zemra e alfabetit poetik- poezi, 2026.
1.Ka marrë pjesë në 3 antologji kombëtare
2.Në 8- antologjia ndërkombëtare e poezisë, “ALL TGEHETER”, Boston, Amerikë.
BABAI
Babai është figura qëndrore,
Ku mbretëron paqa, harmonia,
Babai është shtylla kurrizore,
Ku mbahet familja, shtëpia.
Babai është drita ndriçuese,
Që të shoqëron në çdo hap,
Babai është pika orjentuese,
Që të ndjek pas me vrap.
Babai t’dhuron krahët e skifterit,
Që të ecësh përpara, të fluturosh,
Dhe forcën burrërore të karakterit,
Ku çdo barrierë ta përballosh.
Tek babai shikon nderin e besën,
Forcën morale e fisnikërinë,
Betejën se si ta pushtosh fortesën,
Duke ushqyer përherë dashurinë.
Tek babai njeh kurajon, ndihmën,
Të përhershme e të pakurssyer,
Që ta ndryshon motin e klimen,
Dhe të hapen me mijëra dyer.
Tek babai gjen arsyet që të bindin,
Në rrugëtimin e gjatë të trashigimisë,
Tek babai gjen shokun, mikun, prindin,
Me forcën hyjnore të dashurisë.
Ο ΠΑΤΕΡΑΣ
Ο πατέρας είναι η κεντρική μορφή,
εκεί όπου βασιλεύουν η ειρήνη και η αρμονία,
ο πατέρας είναι η ραχοκοκαλιά, που στηρίζει την οικογένεια και το σπιτικό.
Ο πατέρας είναι το φως που καθοδηγεί,
συντροφεύοντάς σε σε κάθε σου βήμα,
ο πατέρας είναι το σημείο προσανατολισμού,
που ακολουθεί από κοντά, συμβαδίζοντας μαζί σου.
Ο πατέρας σου χαρίζει φτερά γερακιού,
για να προχωράς μπροστά, για να πετάς ψηλά,
καθώς και τη ρωμαλέα δύναμη του χαρακτήρα, για να αντιμετωπίζεις
και να ξεπερνάς κάθε εμπόδιο.
Στον πατέρα διακρίνεις την τιμή και την ακεραιότητα,
την ηθική δύναμη και την ευγένεια της ψυχής,
τη στρατηγική για να κατακτήσεις το φρούριο, καλλιεργώντας,
ταυτόχρονα, πάντα την αγάπη.
Στον πατέρα βρίσκεις θάρρος και στήριξη,
σταθερή και απλόχερη,
που μπορεί να αλλάξει το ίδιο το κλίμα,
και να ανοίξει χίλιες πόρτες.
Στον πατέρα βρίσκεις τα επιχειρήματα που σε πείθουν, κατά τη διάρκεια του μακρινού ταξιδιού της κληρονομιάς σου, στον πατέρα βρίσκεις έναν σύντροφο, έναν φίλο, έναν γονέα.
Προικισμένο με τη θεϊκή δύναμη της αγάπης.
NËNA
Nëna është krijesa më hyjnore,
Që të ushqen me gaz e dashuri,
Që të merr gjithkund përdore,
Dhe të mban përherë në gji.
E mbushur me mirësi të pa fund,
Me shpitbardhësinë porsi bora,
Porsi ëngjëll në djep të përkund,
Si zana e malit a porsi ora.
Me atë zërin e ëmbël e ëngjëllor,
Dhe shikimin e kulluar porsi drita,
Kur të prek e përkëdhel me darë,
Para syve t’hapen mijëra prita.
Me përkujdesjen e përkushtimin,
Buzëqeshjen si qielli në kaltërsi,
Me sakrificat e adhurimin,
Sa një oqean me dashuri.
Prania e saj, porsi drita e diellit,
Si një detë i tërë plot mirësi,
Porsi një yll që zbret prej qiellit,
Të rrin pranë e të bën shoqëri.
Prania e saj, llampë e pashuar,
Me ndriçimin deri në përjetësi,
Prania e saj, krijesa më e bekuar,
Dashuria, ndër më t’zjarrtat dashuri.
ΜΗΤΕΡΑ
Η Μητέρα είναι το πιο θεϊκό πλάσμα,
που σε τρέφει με χαρά και αγάπη,
που σε κρατά από το χέρι όπου κι αν πας,
και σε κρατά για πάντα στην αγκαλιά της.
Γεμάτη με απέραντη καλοσύνη, με καρδιά τόσο αγνή και λευκή σαν το χιόνι,
σε νανουρίζει στην κούνια σου σαν άγγελος,
σαν νεράιδα του βουνού ή ουράνιο πνεύμα.
Με φωνή τόσο γλυκιά και αγγελική,
και βλέμμα τόσο καθαρό και λαμπερό σαν το φως,
όταν σε αγγίζει και σε χαϊδεύει με τρυφερότητα,
χίλια θαύματα ξεδιπλώνονται μπροστά στα μάτια σου.
Με τη φροντίδα και τη βαθιά της αφοσίωση,
με ένα χαμόγελο τόσο γαλανό και απέραντο όσο ο ουρανός,
με τις θυσίες και τη λατρεία τις
μια αγάπη που χωράει έναν ολόκληρο ωκεανό.
Η παρουσία της είναι σαν το φως του ήλιου,
μια ολόκληρη θάλασσα που ξεχειλίζει από καλοσύνη,
σαν αστέρι που κατεβαίνει από τους ουρανούς,
για να μείνει στο πλευρό σου και να σου κρατά συντροφιά.
Η παρουσία της είναι ένα λυχνάρι που δεν σβήνει ποτέ, που λάμπει αιώνια, μέσα στην αιωνιότητα· είναι το πιο ευλογημένο από όλα τα πλάσματα,
μια αγάπη που καίει με τη πιο δυνατή, την πιο φλογερή φλόγα.
Përktheu në greqisht Brixhilda Deda



























Leave a Reply