Fragment nga romani i autores Brixhilda Dede

 

FLUTURA MBI XHAM 

Atëherë ndodhesha në Paris. Kisha shkuar të vizitoja muzeun më të famshëm në botë, Luvrin. Teksa sodisja një portret gruaje, të realizuar nga Claude Monet, një portret që të magjepste me bukurinë dhe misterin e tij, vura re një flutur të vogël mbi faqen e saj.

Vizitorët, njëri pas tjetrit, zgjatnin duart drejt pikturës, sikur të donin ta trembnin fluturën. E mendonin të vërtetë, harronin se midis tyre dhe asaj bukurie qëndronte xhami.

Atë çast kuptova se disa bukuri janë aq bindëse, saqë njeriu harron kufirin mes reales dhe së paarritshmes.

Kështu janë edhe të vërteta të gjitha ato që kam thënë për ty. Të lutem, mos u bëj më e bukur! Mos e shto më shumë magjinë që ke brenda vetes, sepse, aq sa shpirti im e di, kam frikë se do të dashurohem me ty përtej kufijve që arsyeja mund të përballojë.

Ti më ke bërë të pasur, për me atë që njeriu e mbart në shpirt. Sepse ka njerëz që dinë të përkëdhelin me fjalë. Dhe ti je një prej tyre.

Mendo një detar, të vetmuar, ditë e net të tëra në pafundësinë e detit. Rreth tij vetëm ujë, qiell dhe heshtje. Papritur, në horizont shfaqet toka. Sa shumë shpresë, sa shumë jetë në atë copëz toke! Pikërisht këtë ndjesi më ka dhuruar edhe njohja me ty: ndjesinë e një njeriu që, pas një udhëtimi të gjatë shpirtëror, më në fund sheh bregun.

Shpesh, kur mendoj për ty, të krahasoj me Mbretëreshën e Natës nga opera Flauti Magjik_ i Mozartit. Por edhe atëherë më duket se krahasimi mbetet i largët, sepse disa njerëz nuk mund të përshkruhen me figura të njohura. Ata duhen ndier.

Fjalët e tua, të dala nga zemra, janë si një ilaç magjik. Kanë fuqinë të qetësojnë mendimet, të shërojnë heshtjet dhe t’i japin kuptim një dite që dukej e zakonshme.

Dikush ka thënë; “Të afrova kur nuk isha gati dhe tani kam harruar arsyen përse jetoja para se të të njihja”.

Ndoshta kjo është një nga paradokset më të bukura të jetës: disa njerëz hyjnë në të pa paralajmërim, pa kërkuar leje, por lënë gjurmë që koha nuk arrin t’i fshijë.

Je një zonjë e rrallë, e bukur, delikate, e ëmbël, e ditur, me një botë të pasur shpirtërore dhe me një dritë të veçantë jete. Jam i lumtur që të njoha dhe që më pranove ashtu siç jam, me gjithë thjeshtësinë dhe papërsosmërinë time.

Më pranove me xhentilesën, fisnikërinë dhe butësinë e një zonje engjëllore. Dhe kjo është një dhuratë që nuk harrohet.

Ndoshta nuk është e nevojshme që çdo ndjenjë të marrë një emër, as që çdo afërsi të kërkojë një shpjegim. Ka takime që nuk janë rastësi, por dhurata të heshtura të jetës.

Prandaj, sa të kem frymë, nuk do të të harroj kurrë. Disa njerëz nuk kalojnë thjesht nëpër jetën tonë; ata bëhen pjesë e saj, një kujtim i bukur që mbetet i gjallë edhe kur gjithçka tjetër ndryshon.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,940 hits

November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List