Poezi nga Leonora Canja

 

Një copë lumturi

Më fal një copë lumturi, të lutem.
Të dehem me ajër, duke kërkuar
një copë qielli blu, të bëhem dallëndyshe ,
të vij e të iki me stinët,mes zogjve që lindin tek ti.
Më jep një pjesëz nga deti i thellë, dallgëjoshës
të zhytem e të mos ngopem me misterin e tij
Një copë mendimi nga majat e maleve të thinjura,
që ëndrrat t’i kem të bardha,
ushqyer me kaltërsinë e qiellit.
Më fal një grimë nga lumturia e shtojzovarlleve,
të dehura me dritë hëne ,
pranë burimeve ujëftohta, duke i kënduar dashurisë.
Një copë lumturi nga buzëqeshja e nënës,
kur namurit fëmijën me ninulla mjalti.
Më jep një copëz dashuri rinore,
të vdes e të ringjallem si heroinë përralle.
Mbi trupin tim le të shkruhet
historia e një lufte pa vdekje,
veç me sakrifica jete.
Pastaj m”i merr në daç
dhe m’i kthe të gjitha sërisht.
Me duart e shtrira do t ‘ua fal maleve,
që edhe ato të lulëzojnë me më tepër lumturi.

 

Iluzione të rrëzuara…

I rrëzova iluzionet,
gjethe të thara
në pyllin e mendimit.
I shkela me këmbët e lodhura,
i coptova në grimca, grimca,
përzieva vitet e dritës
me vitet e errësirës.
Prej tyre dëgjova veç rënkime,
dikur të mbushura plot jetë,
të kalitura nëpër stuhi,
të përkëdhelurat e mia!
Tani të harruara, të plakura,
të zhveshura nga ngjyrat,
iluzione të kohës,
të drejtuara kah retë,
të ngjitura në shpatet e Tomorit,
dikur aq guximtare,
aq të pathyeshme…
Tani ngrihen si statuja lufte
në kopshte fëmijësh,
pa ngjyra,
pa iluzione gënjeshtare,
të zhveshura edhe nga e qeshura.
Të mbetura në sytë e rrudhur,
mbështetur mbi supe të kërrusura,
mbi duar të lodhura,
me këmbë që dridhen…
Iluzione, iluzione!
Ende mbushin thasët e grisur
të ëndrrave,
aty ku ushqehen përbindëshat.
Përbindësha!
Dhe unë i shoh
duke u rritur
me copëza ëndërrsh.

 

TRETEM

Tretem dhe shkrihem
si kallëpet e akullit
në «Birra Korça»,
në zemër të qytetit tim,
të vogël,
por të ngrohtë.
Tretem nën rrezet verbuese
të një dielli fuqiplotë.
Shkrihem,
pikë pas pike,
dhe kthehem në naftë të zezë,
në burim jete.
Si gratë e veja,
heroike,
që për fëmijët e tyre
harrojnë veten,
harrojnë për veten e tyre
të jetojnë
Shkrihem e tëra
në mijëra mendime.
Kuptimin e botës harroj.
Nën një diell mesdhetar,
ku primitivja lulëzon,
lulëzon…
Shkrihem dhe tretem,
kthehem në naftë,
naftë të zezë,
që nga thellësia e tokës
i shkruan jetës
letra të palexuara ,
të ngelura në ditar
Tretem dhe shkrihem
në mijëra gjelbërime…

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

ARCHIVE

Terms List