Bertolt Brecht
Kalendari poetik: Bertolt Brecht (1898-1956)
U lind më 10 shkurt Bertolt Brecht, dramaturg, regjisor, poet dhe eseist gjerman. Antikonformist i përjetshëm. Nga ç’kam prej tij përzgjodha këtë shqipërim me rastin e 125 vjetorit të gjermanit të shquar:
ATA QË…
Ata që na heqin mishin nga tryeza
na japin mënd të kënaqemi me këtë
Ata që dhuratë nga fati kanë gjithçka
prej nesh kërkojnë shpirtin e sakrificës.
Të ushqyerit u flasin të uriturve
për kohët e lavdishme që na presin.
Ata që kombin çojnë në humnerë
pohojnë se qeverisja është tepër e vështirë
për një njeri çfardo.

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply