Qëndresa Halili

foto q 3

                           Qëndresa Halili

 

“QËNDRESA HALILI ,  shpesh e quajtura e ARDHMJA E PROZËS SHQIPTARE,  NJË  SHTEG I HAPUR QË PARA 6 VITETVE PËR TË GJITHË  TALENTËT E RINJ,  SI MODEL I FILLIMIT, PUNËS, DHE VAZHDIMIT…” 

 

Qëndresa Halili u lind në  muajin dhjetor të vitit 1990, në Gjilan.
Shkollimin fillor dhe atë të mesëm, e mbaroi në Komunën e Ferizajit..
Me pas u pranua në Universitetin e Prishtinës ku u  diplomua  me rezultate   shumë të larta , për të   vazhduar më pas  studimet në po të njëjtin Universitet dhe fakultet, në nivelin Master.

Karrierën e saj  si  Autore  e filloi shumë  herët, duke shkruar e botuar në Revista letrare dhe  Gazeta  të ndryshme, krijime të cilat tëhoqën vëmendjen e lexuesit dhe të kritikës dhe observuan tek Qëndresa ndjenjën e publikimit dhe botimit të tyre.

Vepra letrare të autores:

libra qendresa bllok

 

kopertina 1       kopertina 3

 

kopertina e qendreses 2        foto q 7

 

306802_376160622492311_1883373340_n

 

 

Në vitin 2008 botoi librin e   parë : Kur te vijë  Fundi…   (poezi e tregime)
Në vitin 2009  botoi librin e  dytë  : Gezuar Lirinë Vendi im…i cili është cilësuar dhe njohur si  “Libri i parë”   i shkruar për luftën, parë  nga këndvështrimi  i femijës,  këndvështrim që  sheh, atë që  flet dhe  atë që perjeton vetëm bota e brishtë e  një fëmijë 9- vjeçar.
Në vitin 2010, botoi librin:  Jeta e një femre  (pjesa e parë)

Në vitin 2011 Botoi librin: Jeta e një  femre (pjesa e dytë) në të  cilat trajtohet jeta e një  femre në  kohën e kaluar  dhe  në kohën  e sotme, atë  moderne… i cili po kërkohet nga imediatiteti i kohës  për t’ u  bërë  në  një të  ardhme të  afërt  ROMAN!

Në vitin 2012 punoi me  shumë dashuri duke menduar ditën dhe natën ,  vetëm e vetëm për të sjellur  para  lexuesit të  saj përmbledhjen me Fajele te Urta: “Një thënie, një shpëtim”  i pasuruar  me mbi 900 thënie, në të cilën përfshihen pothuajse të gjitha sferat e jetes duke filluar nga faza e parë e lindjes  :  fëmijëria, gëzimi, humbja, dashuria, vuajtja e deri te faza e fundit e jetës, vdekja!

Qëndresa Halili është shpëtim dhe ringjallëse shpresash  për ata të cilët lexojnë veprat e saj , ndaj jo më  kot ka titulluar veprën e radhës :  NJË THËNJE, NJË SHPËTIM

Së  shpejti pritet të dali me  një  roman, të  cilin pothuajse e ka përfunduar, dhe që ka për fokus  pyetjen “PSE”,  tek kjo pyetje që përsëritet e pësëritet drejt definitetit të kërkimit dhe posedimit pambarim të ndërgjegjies njeri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s