5- VJET OBELISK

obelisk

   5 – VJET OBELISK

 

roland

   nga Roland Lushi

President i Shtëpisë Botuese “Ada”

Botues i Revistës Letrare “Obelisk”
E mendova më të lehtë shkrimin e kësaj përshëndetje në këtë 5-vjetor të revistës, por ja që s’qenka kështu. Sepse sapo u mundova të vë gishtat në tasierë, m’u desh të ndaloj e të kujtoj tërë rrugën e përshkuar, në këta pesë vite. Pesë vite revistë nuk janë shumë por nuk janë edhe pak. Filloi me atë entusiazmin siç fillojnë tërë punët e më pas rutina e punëve të përditshme veproi por nuk mundi të më mposhtë.
Ndër vite kam punuar me stafe të ndryshme ku padyshim secili ka sjellë frymën dhe nivelin e tij dhe kjo shihet po të shfletosh revistat ndër vite. Ajo që më jep kënaqësi është se kjo krijesë e brishtë, u rrit u ripërtëri dhe vazhdon të jetë mes nesh e do të vazhdojë deri sa të ketë krijues që kanë diçka të bukur për të thënë.
E ndjej se do të bëja gabimnëse në këtë përvjetor do të veçoja emra, pasi të gjithë ato që kane sjellë krijimet e tyre në faqet e kësaj reviste janë për mua miqtë e mi më të mirë.
Nuk jam këtu për të caktuar hierarki vlerash por pa modesti mund të them se niveli i revistës ka ardhur gjithnjë duke u rritur.
Vazhdimësia e revistës është padyshim njëra nga anët e forta të saj.
Në kushtet e krizës, mbajtja e një reviste është një luks. Për këtë, një ndihmesë ka Shtëpia Botuese “ADA” dhe shtypshkronja e saj.
Konkurset e zhvilluara, botimet e saj tashmë cilësore kanë bërë që revista të vazhdojë të jetë një dritare informimi kulturor.
Projektet që ka për të ardhmen janë ambicioze dhe të mbështetura në përvojën e fituar.
Në përfundim dua të falenderoj të gjithë krijuesit, miqtë e revistës “Obelisk” dhe bashkëpunëtorët e saj.
Një falenderim familjes sime të mrekullueshme për mbështetjen e gjithanëshme që më ka dhënë.
Edhe shumë vite bashkë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s