KRONOLOGJI AKTIVITETESH TË POETËVE NGA MËRGATA

NË SHENJË FALENDERIMI 
KRONOLOGJI AKTIVITETESH TË POETËVE NGA MËRGATA

hasan

     nga Hasan Qyqalla
Si nga Gjermania, Austria, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Franca, Anglia, Amerika, Kanada, Zelanda e Re, Belgjika, Italia, Vojvodina,…etj, si dhe krijues pjesëmarrës nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Lugina që begatuan, pasuruan dhe kontribuan në këto Takime.

Edhe për këtë vit pushimet verore të mërgimtarëve përfunduan! U takuam me familjarët, shokët, miqtë e dashamirët e shumtë. Takuam edhe bashkëkomunikuesit të miqësuar përmes rrjeteve sociale, veçanërisht „facebook“- kut! Knaqësi që ndjen e përjeton mërgimtari. Pa u zgjatur shumë, do pasqyrojmë agjenden tonë të përbashkët.

E enjte, 25 korrik në Prishtinë -Biblioteka Kombëtare, promovimi “Thesare Kombëtare“

E premte, 26 korrik ne Prishtinë – Biblioteka Kombetare “Poetët Apelojnë“

E premten, më 2 gusht, n’ora 10.00; një delegacion i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë nga Gjermania u pritëm nga Kryetari i Komunës së Pejës, Z. Dr. Ali BERISHA dhe stafi i tij.

Ora 12.00, gjendemi ne Komunën e Deçanit me „Promovime dhe Orë Letrare“, ku më pas na priti edhe Kryetari i Komunës, Z. Rasim Selmanaj.

Ora 15.00 në Komunën e Junikut, „Orë Letrare“, ku në shoqërim të Kryetarit të Komunës, Z. Agron Kuçi, vizituam Bibliotekën në Kullën e Gurit.

E hënë, më 5 gusht, ora 10.00; Hotel „SIRUS“ ne Prishtinë, takohemi gjithë krijuesit dhe Asociacionet simotra, duke nxjerrë edhe një DEKLARATË të përbashkët rrethë bashkëpunimit, bashkërendimit gjegjësisht integrimit të krijuesve në mërgim nën një kupolë!

Ora 12.00 Panairi i Librit në Bibliotekën Kombëtare nga krijuesit e mërgatës së gjërë…

Ora 13.00 Promovime titujsh dhe autorësh të rinjë, që jetojnë e veprojnë në mërgim…

Ora 17.00 në Artanë, u mbajtë “Ora e madhe letrare“, me karakter garues, nën përkujdesjen e Jurisë pesantarëshe, me Profesoreshën e Universitetit Shtetëror të Tetovës, Zonjën Dr. Zejnepe Alili-Rexhepi, kryetare e Jurisë…

E enjte 15 gusht, ora 13.00; jemi pjesëmarrës në Takimin e poetëve nga mërgata në Zym të Hasit…

E shtunë , 17.gusht, ora 17.00 në Prishtinë , “Ditët verore poetike”- Prishtina 2013…

E hënë, 19. gusht, ora 13.00; jemi pjesëmarrës në Rrëshen të Mirëditës, në promovimin e revistës mirëditore „MIRËDITA“…!

E mërkurë, 21 gusht, ora 18.00; „Orë Letrare“ në Vushtrri tek „Ura e vjetër e gurit”…!

Falenderojmë Minnistrinë e Diasporës, Komunat e Pejës, Prishtinës, Fushë Kosovës, Decanit, Vushtrrisë, Junikut, këshillin organizativ të Zymit të Hasit, e vecanrisht mireditoret e Rrëshenit si dhe gjithë ata që na perkrahën, mbështetën dhe ndihmuan në mbarëvajtjen e aktiviteteteve tona të përbashkëta poetiko – letrare…! Falenderojmë edhe mediat vizuale, RTK-në , RTV-21, KTV, KLAN TV,si dhe Radiot publike e lokale për percjelljen dhe pasqyrimin e dhëne rreth aktiviteteve tona të përbashkëta….!

Gjithë konsideratë

Këshilli koordinues i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë të Mërgatës

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s