POETËT APELOJNË PËR NDRYSHIME…

282847_688403624521896_478521851_n

 

 

POETËT APELOJNË PËR NDRYSHIME…

 

http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/2013/06/hasije-selishta-kryeziu-atunis-prishtine-kosovo/

https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=QFWcEqvxdhA

 

“Poetët janë paraprijës të agimeve zbardhëllim, janë muza dhe shpirti i ëndrrave shpresërim, janë fryma dhe muzikaliteti i fjalës shenjtërim, janë koloriti më i ndritshëm i qenësisë sonë qytetërim”!

bilall

nga Bilall Maliqi

Është evidente se në disa shtete të botës ende nuk është e lirë shprehja e fjalës, mendimi për ta thënë atë që e mundon, ta paraqes një referencë apo diçka që të jetësohet sa më tepër çështja e lirisë së të shprehurit, e lirisë së të shkruarit, e lirisë së të jetuarit në vendet e tyre. Kjo në një masë i shqetëson ata, i shqetëson edhe poetët të cilët me anë të shkrimeve të tyre kërkojnë çrrënjosjen e këtyre veseve të shëmtuara për njerëzimin.
Sot shumicën e vendeve të botës e shoqërojnë në masë të madhe korrupcioni, përdorimi i drogës, prostitucioni, papunësia enorme në disa shtete e sidomos në shtetet e ballkanit ku graviton edhe shteti i Serbisë e në të cilin gjendet Lugina e Preshevës e cila është e ndarë nga Kosova përkatësisht nga Shqipëria dhe është nën diktat të politikës shtetërore e cila në masë të dukshme ua kufizon të drejtat shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në tokat e tyre stërgjyshore.

Edhe poetët e Luginës janë për ndryshime…

Duke pasur parasysh një mal të problemeve të fushave të ndryshme të jetës shoqërore ekonomike e politike që e preokupojnë këtë pjesë të etnikumit shqiptar në të gjitha fushat e jetës, atëherë vije në pikpyetje edhe shprehja e lirë e mendimit dhe refuzimi i kërkesave elementare njerëzore nga ana e pushtetit qendror karshi pakicës shqiptare në shtetin e tyre duke i lënë anash përdorimin e simbolit kombëtar të tyre, zbutjen e papunësisë enorme, rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të punës, duke bërë të mundshme edhe gradualisht zbutjen e papunësisë, mandej rregullimin e programit social për të gjithë punëtorët e ngelur jashtë organizatave të tyre si pasojë e privatizimit të egër dhe korruptiv, krijimi i mundësive për zvoglimin apo çrrënjosjen e veseve negative sidomos tek të rinjtë si: përdorimi i narkotikëve, prostitucioni etj., etj., në mënyrë që kjo pjesë e populluar me shqiptarë të shtresave të ndryshme të shoqërisë ta ndiej veten të lirë në çdo aspekt të jetës.

Kultura djep i një populli!

Përpos të gjitha këtyre që i potencuam më lart, shqiptarët e këtyre tri komunave e posaçërisht krijuesit që merren aktivisht me shkrime dhe dashurisht me kulturën, i preokupon edhe mos ndihmesa as morale e as institucionale për këtë lëmi të jetës.
Kultura në këto tri komuna, e sidomos në komunën e Medvegjës është nën minimumin e ekzistencës meqenëse atje dita-ditës po shpërngulen shqiptarët si nga jeta e vështirë dhe nga mospërballimi me vështirësitë e përditshmërive të jetës, bënë që ky qytet të boshatiset nga shqiptarët
Edhe në komunat Preshevë e Bujanoc, kultura dhe rrafshet e tjera të jetës janë nën diktatin e pushteteve komunale të cilat shumë pak për të mos thënë fare i kanë ndihmuar dhe po i ndihmojnë kulturës së vendeve të tyre.

Poetët kërkojnë ndryshime!…

Jo vetëm në rrafshin e kulturës apo të botimeve të librave me të cilat poetët ballafaqohen çdo kohë dhe situatë, por edhe poetët tanë të moshave të ndryshme duan ta shohin një botë më ndryshe, shtetin ku jetojnë ta shohin ndryshe të demokratizuar e të kulturuar e posaçërisht Luginën e Preshevës ta ëndërrojnë e mandej ta zgjëndërrojnë më ndryshe, me ndryshime pozitive si në arsim, kulturë, sport , rini të shëndoshë pa vese të shëmtuara, pa drogë e prostitucion.
Këtë kumtesë të shkurtër po e përmbylli me një thënie të shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare:
“Kultura është arma e më të fortit”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s