Kosova, lule gjaku që çel në çdo stinë .

Hasija

 

Kosova, lule gjaku që çel në çdo stinë .

 

http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/2013/06/hasije-selishta-kryeziu-atunis-prishtine-kosovo/

 

 

hasije

nga Hasije Selishta ( Kryeziu)

Galaktika Poetike “ATUNIS” Kosova, sikurse gjithë lëvizjet e tjera letrare, në datën 28-Shtator organizon eventin e radhës, event që promocon sfidat dhe realitetin e Kosovës, vendit të dalur nga lufta më e përgjakshme, e cila la pas familje të tëra të masakruara dhe varre masive, la fëmijë të gjymtuar dhe qytete të shkatërruara, la pas mure dhimbjeje dhe një komb të shpërngulur masivisht me dhunë nga trojet e tyre, që çuditërisht “Komuniteti Evropian “ për këtë gjenocid të pashemùbullt në mileniumin e ri, e trajton shtetin serb , fabrikuesin e gjithe kësaj therorie dhe terrori , njëlloj si shtetet e tjera demokratike dhe për ironi të fatit si shtetin që duhet të përqëndrojë unifikimin e Evropës Juglindore . Këto makinacione politike, që s’ kanë aspak në thelb respektin dhe dinjitetin e qytetarit, që nuk marrin në konsideratë vullnetin e Kosovës dhe shteteve në rajon, por vijëzojnë harta në mënyrë gjeografike dhe në emër të integrimit në famijen e madhe , kërkojnë të ngrejnë fallsifitete paqësore dhe problematika të anashkaluara.

Le të bëjmë disa pyetje të thjeshta :

A ka reflektuar politika dhe qytetari serb ndaj kësaj gjakderdhjeje në zemër të Evropës ?

A e njeh Serbia sovranitetin e Kosovës?

A ka ndërshkuar ndonjë përgjegjës të këtij krimi masiv?

A ka afruar minimumin e mundshëm të vullnetit të saj për respekt reciprok dhe bashkëpunim me të drejta të barabarta?

Për të gjitha pyetjet përgjigjia është “Jo -e madhe ”

Të gjithë jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë, të vendosim ura komunikimi, të krijojmë të ardhme të përbashkëta në strukturat më të larta Ndërkombëtare, të vendoset reciproriteti, por kurrësesi të shkelim mbi sakrilegjin dhe vetëmohimin e luftëtarëve dhe martirëve të lirisë, kurrë nuk mund të pranojmë një vasalitet të servirur diplomatikisht në mënyra djallëzore. Ish Jugosllavia u shpërrbë, dhe këtë duhet ta marrë vesh njëherë e përgjithmonë Serbia dhe gjithë bota. Kosova është e lirë dhe nuk do ketë më shans që të vritet fëmija në bark të nënës, nuk do të ketë më polici sekrete dhe burgje politike, por ashtu si shqiponja e malit, simbol i flamurit kuq e zi do të rendim në shekuj të lirë e të pavarur.

Problematika globale është shqetësim i çdo qytetari të përgjegjshëm, i çdo krijuesi dhe poeti dhe si i tillë ai përbën misionin tonë themelor për tu bërë pjesë e të gjitha nismave dhe angazhimeve, pjesë e të gjitha lëvizjeve sikurse është “100-Thausands Poets for Change” (100-mijë Poetë për Ndryshim) , që e ardhmja e përbashkët të jete më e begatë dhe më paqësore. është e rëndësishme por dhe themelore që principet dhe të drejtat të zgjidhen në bazë të vullneteve, paqja dhe mirëkuptimi të vendoset nëpërmjet bashkëpunimit, urrejtja dhe ksenofobitë e të gjitha natyrave të shërohen nëpërmejet dashurisë. Le të mbjellim një lule në kopshtin e urrejtjes dhe të gjithë lotët e botës ti shndërrojmë në margaritarë kurore, sepse kështu bota do të jetë më e bukur, më e shndritëshme dhe më kuptimplote për të gjithë njerëzimin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s