NËNA IME… ( Esse-kushtuar nënës sime ) / Nga Raimonda MOISIU

NËNA IME…

(Esse-kushtuar nënës sime )

 

 

1-raimonda

nga Raimonda MOISIU
 

Të nderuar miq, poetë, shkrimtarë, gazetarë dhe dashamirës të krijimtarisë letraro-artistike, në Diasporë, Kosovë e Camëri, në tërë Botën shqiptare. Shumicën nga Ju unë nuk i kam takuar kurrë, por ju njoh po kaq mirë, sa ju njeh nëna ime,e cila më tregon për ju dhe lexoj shkrime e poezi, nga ju.Unë jam bija e Mondës, por jam edhe njëri nga miqtë e saj më të afërt dhe, nga kjo arsye, prej kohësh kam nisur dhe jetoj edhe unë me shqetësimet letrare të nënës sime, përfshirë në këtë fokus, jetën dhe veprimtarinë letrare dhe publicistike.Shkrimtarët dhe poetët, këta njerëz që kanë superfuqinë shpirtëore të popullit të tyre që i ka rritur dhe mëkuar, kanë nevojë nganjëherë për përkujdesje sa ka edhe një fëmijë. Sigurisht në raste të veçanta. Dhe misioni i veçantë për kësi përkudjesjeje i takon njerëzve të shtëpisë, njerëzve më të afërt të tyre, siç jam në rastin konkret unë me vëllezërit e mi, por, sigurisht që jeni edhe ju për njëri – tjetrin.
E kam vënë re se sa bukur ndrijnë sytë e nënës sime, sapo dikush i ka telefonuar apo ka shkruar diçka për krijimtarinë e saj në fushat që mami im ka më për zemër.Ashtu si cdo fëmijë si cdo vajze që e do jo vetëm si Nënë por edhe si një shoqe, si një bashkëudhëtare në jetë, në sfidat e të papriturat e jetës,-dhe- shpresoj dhe besoj se Ju e dini se sa shumë iu duam ne fëmijët Tuaj, – vecanarisht vajzat. Jo vetëm për atë se cfarë ajo ka bërë për mua, por edhe se kush ajo është për mua- një mike e vecantë dhe një nënë e mrekulleshme. Të jetosh me Nënën time – Raimonda Moisiun – si Nënë por edhe si poete, shkrimtare do të thotë : Dashuria dhe Mirësia e fatit që më solli në jetë! Sepse është shumë e lehtë të vështrosh sa shumë ajo ka bërë për mua, për vëllezërit e mij, që nga gjërat e thjeshta e deri më të vështirat. E përkushtuar ndaj nesh edhe kur ajo nuk ka kohë për veten e vet, ajo na dëgjon me vëmëndje e kujdes për cdo problem, edhe më të thjeshtin, biles edhe tani që ne jemi rritur. E përkushtuar jashtëzakonisht në rritjen dhe edukimin e fëmijëve tanë nipërit e mbesat e saj.Punon shumë, kujdeset që familja jonë të jetë e gëzuar, e sigurtë dhe shtëpia e mbushur plot me dashuri. Na fal cdo gjë nga shpirti e zemra e saj, sa të mundet.Por unë e kam vënë re këtë shkëlqim të veçantë të syve të nënës sime edhe kur ajo është duke shkruar në vetminë e saj. Sikur jeton në një botë tjetër, sikur fluturon përmbi retë e botës sonë të përditëshme, e cila, sigurisht që ka dozën e vet të rëndesës nga fakti se jemi, që të gjithë, njerëz që rrojmë larg e larg mëmëdheut tonë. Në kësi rastesh, kur kundroj mamin tim ndërsa shkruan, apo kur më lexon se çfarë ka shkruar, kur shikoj mënyrën se si ajo buzëqesh me vete, tret vështrimin, nevrikoset e mbërthen vetullat dhe zbutet sërish, them me vete diçka. Them : lavdi letërsisë dhe publicistikës, që duke i marrë mamait tim nga orët e saja të gjumit, i marrin gjithashtu shumë e shumë nga barra e rëndë e jetës sonë të përditëshme.Këtë lloj mrekullie jam e sigurtë që e provoni secili nga Ju, të dashur miq e mikesha shkrimtarë, poetë dhe publicistë kudo jeni, që lexoni prozën, poezinë dhe publicistikën e nënës sime të shtrenjtë. Që unë e dua diçka më shumë se sa e don secila bijë nënën e saj, por edhe si një menaxhere e botimeve të saj. E dua se unë, në figurën e nënës sime shikoj edhe diçka tjetër. Shikoj një copë të madhe nga Korça. Mami im është një korçare dhe vetë Korca ia mban të mbërthyer me të dyja duart zemrën e saj të bukur.
Pafundësisht të bukur.
Gëzuar Festën e Nënave dhe Motrave Shqiptare kudo, në Botë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s