KOHA JO GJITHMONË I NDRYSHON REPUTACIONET / Nga Azem Parllaku

1150382_10202446807224604_603334600_n

KOHA JO GJITHMONË I NDRYSHON REPUTACIONET

 

 

 

azem

Nga Azem Parllaku

 

Kjo fotografi të cilën e ka fokusuar miku dhe bashkëpatrioti me shpit te madh Jonuz Kola e ka fituar çmimin që themeloi gazetari amerikan Jospeh Pulitzer, për fjalën e shkruar, të cilën e ndan çdo vit Fakulteti i gazetarisë në Columbia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 
E sollëm në vëmendje këtë fakt, mbasi këto ditë ky çmim ndahet sërish, ndërkohë aparati i Jonuz Koles, si sot përpara 15-vjetësh ka shkrepur.
“Ditët Kuksiane të Dramës Kosovare”, ky është libri që pata kënaqësinë të marr  nga autori i tij Jonuz Kola. Libri i ilustruar me imazhe rrënqethëse, të cilat autori ka mundur t’i fokusojë, përmban dhe një lëndë të pasur në shumë aspekte, ndaj dhe sherben si nje qasje interesante, ku inspirimet jane marre ne formen e nje ditari qe fillon me 27 Mars deri me 13 Qershor te vitit 1999.
Materialet qe prezantohen ne kete liber jane veshtrime, komente, kujtime e konsiderata, mbi te gjitha realitete, ku autori ruan ekuilibrin e tij moral dhe intelektual, duke na dhene mundesine qe ta kuptojme dhe analizojme ate rol te madh te bashkekomunitareve tane te Kukesit ne ate periudhe.
Pasioni dhe intelekti i autorit e kane ndihmuar ate, per te pasuruar bibloteken tone me nje liber te tille te vlefshem.
Nepermjet ketij libri autori, ka bere nje perpjekje dinjitoze, per te na dhene te plota informacionet e duhura mbi zhvillimin e atyre ngjarjeve, ku autori “e quan veten me fat qe u gjend aty ne kohe, aty ku rrefehej per te shkruar histori, aty ku mikpritja, perkujdesja dhe protagonistet ishin te konsiderueshem ne numer te larmishem ne misione dhe gjeografi, qe bota nuk kish mundur t’i kishte pare kurre si atehere”
Nepermjet ketij botimi vijne ashtu te gjalla ato dite, per te cilat permes plazmimit te ngjarjeve ore pas ore, ravijezohet ajo qe shkrimtari yne i madh Ismail Kadare na kujton; “Ideja e lirise sa c’eshte e natyrshme te popujt, aq perben nje katastrofe me mungesen e saj”
Ne tekstet sumere me shkrimin kuneiform rrefehet nje legjende. Adapu (modelit te njeriut) i’u dha mundesia te behej i pavdekshem, thjesht te shijonte “Buken e Jetes”. Ndersa ai e refuzoi ate, e u kthye ne toke si prifti pagan me diturine me te madhe per te rrefyer. Njetrajtshem ne mitin biblik Adapu perngjason me Noen, por po ne kete mitologji hiqen paralele te (modelit te njeriut) dhe Adamit te Bibles”. Keshtu pra si nje njeri me frymezim te hyjnishem, nepermjet ketij libri Jonuz Kola, ka treguar se di te beje saktesisht ate cfare duhej bere , ka treguar qe eshte nje idealist dhe nacionalist. Te gjithe perbersit e kesaj sipermarrje kane fryme aktuale, kane origjinalitet, kane humanizem, ndersa autori ka aftesine per t’i dhene ne dore lexuesit nje te tille liber me vlera ku historia rroket nga nje fryme e tille e fuqishme

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s