Një shkëputje nga analiza letrare: “Intuita atdhetare – invencion i krijuesve të Rilindjes Kombëtare” / nga Dr. ZEJNEPE ALILI – REXHEPI

 

10157355_644777398927711_2066952071_n

 

Një shkëputje nga analiza letrare: “Intuita atdhetare – invencion i krijuesve të Rilindjes Kombëtare”

 

 

 

zejnepe

 

nga Dr. ZEJNEPE ALILI – REXHEPI

 

 

Letërsia e Rilindjes u ngjiz si një koleksion i përzier simbolesh kombëtare që dekadë pas dekade e trevë pas treve, sinkronizonin një ide, një ideal e një synim. Si një flamurtar i kësaj ideje, përmes revistës “Fjamuri i Arbërit” shquhet atdhetari i devotshëm, Jeronim De Rada (1814 – 1903), që ndër arbëreshët e Kalabrisë mban të freskët kujtimin për stërgjyshërit. Brenga e thellë e mallit për atdhe e përshkon pa reshtur ndë jetë dhe mbase i nxitur nga kjo brengë, De Rada e koncepton Shqipërinë si mitin e atdheut të braktisur.
Nga thelbi i veprës së De Radës, të mbetet mbresa se tërë letërsia arbëreshe e përmban porosinë: “Lexoje arbënishten bir. Është si të kuvendosh me Skenderbeun”. Vepra “Skenderbeu i pafan“, sikur kulmon me frymën atdhetare, ndonëse u shkrua pas veprave: “Pellazgë e shqiptarë” dhe “Konferenca mbi gjuhën shqipe”, të karakterit patriotik e shkencor.
Poeti arbëresh, përmes poezisë, nuk sjell vetëm ndërlidhje kulturore, por edhe vlerë letrare ku feks intuitën në profilin e tokës stërgjyshore. Dashuria për atdhe nuk ka peshë, ajo është si një ëndërr e pafrenuar. Se kur do të ndalet së shtegtuari kjo ëndërr, e të zërë vend në një Shqipëri me tjera përmasa gjeografike, nuk dihet, por një gjë është e sigurtë, se do të portretizonte zemrën e botës për të gjithë krijuesit shqiptarë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s