Kongresi 100 Universal i Esperantos në Lille, Francë, nga 25 korrik gjer 1 gusht 2015 – Tema: “Gjuhët, artet dhe vlerat në dialogun ndërmjet kulturave” / Bardhyl Selimi, Shoqata esperantiste shqiptare

Kongresi 100 Universal i Esperantos  në Lille, Francë, nga 25 korrik gjer 1 gusht 2015 
Tema: “Gjuhët, artet dhe vlerat në dialogun ndërmjet kulturave”

 

 

Bardhyl Selimi

Bardhyl Selimi, Shoqata esperantiste shqiptare

 

 

 

  Qëndrimi i Shoqatës Esperantiste Universale (UEA) për të drejtat gjuhësore

 

Të drejtat gjuhësore janë thelbësore për secilin popull, pavarësisht nga madhësia e anëtarësisë së tij. Kjo e drejtë duhet të mbrohet kryesisht për grupet e vegjël. Shoqata Esperantiste Universale (UEA), që prej 100 vitesh mbështet gjuhet e pakicës.

 

E drejta e fëmijëve për ta mësuar gjuhën e vet amtare dhe për ta vijuar edukimin duke përdorur gjuhën e vet amtare, është jo vetëm e rëndësishme për kulturën e tyre, por edhe themeltare për zhvillimin e tyre psiqik. Studime të shumta në shkallë të gjerë në vende të ndryshme kanë përshfaqur, se fëmijët indigjenë dhe të pakicave që edukohen kryesisht duke përdorur gjuhën e vet amtare, si gjuhë e arsimimit gjatë 6-8 viteve të para (bashkë me një mësimdhënie të mirë të njëkohëshme të gjuhës zotëruese si gjuhë e dytë, që bëhet nga mësuesit dygjuhësh), përparimi i tyre i përgjithshëm është më i mirë dhe ata e mësojnë gjuhën zotëruese më mirë se sa po të zhvillohej mësimdhënia vetëm në gjuhën zotëruese. Në se mësimdhënia e tyre në gjuhën amtare bëhet vetëm gjatë një- dy viteve dhe paskëtaj ata kalojnë në përdorimin e gjuhës zotëruese, mbase në fillim ata kanë arritje të mira, por rreth vitit të katërt të studimit përparimi i tyre ngadalësohet, dhe ndryshimi ndërmjet tyre dhe fëmijëve që e flasin gjuhën zotëruese si gjuhë amtare zmadhohet më shumë.

 

Është gjithashtu e rëndësishme që njerëzit të aftësohen të komunikojnë në nivele të ndryshme. UEA rekomandon të mësohen 2, 3 ose 4 gjuhë, sipas rrethanave, dmth.

 

  1. Gjuhën amtare
  1. Gjuhën rajonale, po qe e ndrysme nga ajo amtare
  1. Gjuhën kombëtare, po qe e ndryshme nga dy të parat.
  1. Gjuhën ndërkombëtare, që nuk i përket asnjë kombi, dhe që është: Esperanto

 

 

Esperantistët e dinë, se kur një grup shumëkombësish përdor gjuhën asnjanëse, të përbashkët, cilësia e komunikimit është jashtëzakonsiht e veçantë. Qëllim i fundit i Esperantos është përpjekja për paqe ndërmjet popujve, duke lehtësuar komunikimin dhe duke e bërë atë më të drejtë. Përdorimi i një gjuhe të përbashkët e shmang atë situatë, ku dy vetë që përdorin gjuhën e vet amtare, kanë një përparësi shumë të madhe përmbi të tjerët.

 

 

Do të dëshironim që Kombet e Bashkuara ta pleqërojnë këtë temë

 në mbledhjet përkatëse të tyre. Ndryshimi është tepër i dukshëm kur dëgjohen pjesëmarrës, që shprehen në anglisht, frëngjisht apo spanjisht dhe për të cilët kjo është gjuhë e dytë apo e tretë. Kur folësi nis të komunikojë duke përdorur gjuhën e vet amtare, shpesh ndryshimi është përshtypjelënës- ajo që thotë ai ka më shumë peshë dhe tërheq më shumë vëmëndjen, se sa folësi që përdor një gjuhë të huaj.

 Shpresa e madhe e esperantistëve është që bota të bëhet

 

 

 

 

 Referime: Deklarata për të drejtat e personave që u përkasin pakicave kombëtare apo etnike, fetare dhe gjuhësore, adoptuar nga Asambleja e Përgjithëshme, rezolucioni 47/135 më 18 dhjetor 1992.

 

 

 

 

26 korrik- Dita e Esperantos, dita e drejtësisë gjuhësore

 

Përse Dita e Esperantos? Përse ajo është e rëndësishme për mbarë botën tani?

 

 

Më 26 korrik 1887 doli libri i parë i gjuhës ndërkombëtare Esperanto. Gjuha nmdërkombëtare Esperanto ka për qëllim të përdoret për lidhjet ndërmjet njerëzve me gjuhë të ndryshme, që do flisnin kaq asnjanësisht dhe komunikimi ndërmjet tyre do ishte i drejtë. Askush s’ka të drejtë ta ndjejë veten epror mbi tjetrin. Secili të flasë gjuhën e vet.

Ne i sugjerojmë botës të adoptojë 26 korrikun si ditë e komunikimit të drejtë dhe si rrjedhojë i marrëdhënieve të drejta ndërmjet etnive, kulturave, popujve.

Një komunikim i drejtë është një situatë komunikimi ndërmjet njerëzve, ku të gjithë kanë mundësi të barabarta. Është e qartë se në se disa njerëz kanë të drejtë të flasin në gjuhën e tyre amtare ndërsa të tjerë duhet të flasin në një gjuhë të huaj, nuk do ketë një situatë të tillë barazie.

Duke zgjedhur njërën ose disa gjuhë përmbi të tjerat, jepet një shenjë për më shumë rëndësi apo sundim atyre, për të cilët gjuhët e përdorura janë gjuhë amtare. Kjo zgjedhje bëhet një mjet për t’i përjashtuar njeërzit nga politika, edukimi, qasja në tregti dhe shumë aspekte të tjera të jetës. Kjo i forcon pabarazitë sociale ekonomike ndërmjet grupeve.

Ka të drejta gjuhësore të njerëzve dhe ka të drejta njeërzore me një përmbajtje gjuhësore. Liria e të vetëshprehurit dhe përdorimi i një gjuhe janë të pandashme. Përvojat rreth botës tregojnë që politikat shumëgjuhësore mund t’i zmadhojnë shanset për njerëzit në shumë mënyra. Ajo që një botë e barabartë ka nevojë është formula tregjuhësore, që është rekomanduar nga UNESCO, që jep njohjen publike të përdorimit të tri gjuhëve: amtare, shtetërore/rajonale, ndërkombëatre.

Gjuha amtare. Njerëzit dëshirojnë dhe kanë nevojë të mund të përdorin gjuhën e vet amtare kur kjo nuk është as rajonale as ndërkombëtare.

Gjuha e një shteti/rajonale. Gjuha e një shteti lehtëson komunikimin ndërmjet grupeve gjuhësore të ndryshëm- si për shembull svahilishtja në vendet  afrikanolindore, ku fliten edhe shumë gjuhë të tjera.

Një gjuhë ndërkombëtare. Në këtë epokë të globalizmit, të gjithë njerëzit duhet të jenë kompetrentë në një gjuhë asnjanëse ndërkombëtare që i vë të gjithë popujt në nivel të njëjtë, kur bëhet fjalë për komunikimin ndërkombëtar.

Shtetet kane nevoje t’i njohin te gjitha tri gjuhet si gjuhe zyrtare apo të paktën ta njohin përdorimin e tyre dhe mësimdhënien e tyre. Ka shumë versione të këtyre formulave trigjuhësore, varësisht nga shteti. Ndërkohë është e mundëshme dhe e dëshirueshme që shteti të mbetet “asnjanës” për etnitë dhe fetë, por kjo nuk është e mundëshme për gjuhën. Njerëzit në botë dhe qytetarët në vendet e veçanta kanë nevojë për një gjuhë të përbashkët për ta shpënë përpara ndërkuptimin e ndërsjellë dhe komunikimin me ndikim, por njëkohësisht kanë të drejtë ta përdorin gjuhën e vet amtare.

Gjuha ndërkombëtare Esperanto ofron një mjet asnjanës për të siguruar të drejta njerëzore gjuhësore në nivel ndërkombëtar. “Nga të gjitha gjuhët e planizuara të botës, Esperanto është sot më e njohura dhe më e përdorura. Sipas meje, ajo do sjellë shumë përparësi, po qe se njerëzit do e marrin atë seriozisht…Esperanto ka nevojë për më pak kohë studimi se sa çdo gjuhë tjetër natyrore, sepse çdo kush mund të krijojë lirisht fjalë të reja” (sipas gjuhëtarit të njohur botërisht Dr. Tove Skutnabb- Kangas). Ajo, veç kësaj pengon hegjemonizmin e fuqive të mëdha të momentit. Këto fuqi tani janë vendet anglishtfolëse dhe prandaj anglishtja është bërë kaq e fuqishme nëpër botë. Por, si do jetë e ardhmja, pas 50 vitesh? ” Përforcimi i të drejtave të folësve të të gjitha gjuhëve është një çështje për të cilën Esperanto jep një ndihmesë të qënësishme” (sipas një gjuhëtari tjetër të njohur, Robert Philipson).

 Është koha të mos mendojmë të ndjekim më të fortët e kohës, por të nisim punën për krijimin e një situate barazie ndërmjet popujve të botës.
Esperanto është një mjet për të arritur një komunikim të drejtë.

 

 

es 1

 

Kongresi 100 Universal i Esperantos  në Lille, Francë, nga 25 korrik gjer 1 gusht 2015 
Tema: “Gjuhët, artet dhe vlerat në dialogun ndërmjet kulturave”

 

Nga Shqipëria merr pjesë antarja e Shoqatës Esperantiste Shqiptare, zonja Marta Oto. Në kongres do marrin pjesë më shumë se 2000 delegatë por ata nuk do kenë fare nevojë për përkthyes për të diskutuar lidhur me temën e mësipërme. Secili delegat do flasë në gjuhën Esperanto. Numri i madh i mbledhjeve, ligjëratave, debateve dhe paraqitjeve artistike do funksionojë pa pengesa komunikimi, askush nuk do përjashtohet për shkak të problemeve gjuhësore, moskuptimit.

Qyteti i kongresit, që secilin vit është një tjetër, shpesh jashtë kontinentit tonë- ndodhet pranë Bulonjës mbi det, ku edhe është zhvilluar Kongresi i parë Universal i Esperantos në vitin 1905.

Do ketë edhe ekskursione të organizuara për kongresitët.

Esperanto është bërë publike në vitin 1887, falë Luigj Llazar Zamenhofit, në Bialistok (sot në Poloni), pikërisht me synimin për ta lehtësuar komunikimin, për të lejuar ndërkuptimin e folësve të gjuhëve të ndryshme, në bazë të drejtësisë gjuhësore.

Kjo gjuhë ndëretnike përdoret sot gjërësisht në të gjitha fushat e kulturës, shkencës dhe jetës shoqërore, në kontaktet ndërmjet vendasve të ndryshëm nga e gjithë bota. Ajo është e vetmja që realizon një komunikim të drejtë me respekt të ndërsjellë ndërmjet njerëzve, mundëson shanse komunikimi të barabartë për përdoruesit, duke mos qenë një gjuhë amtare, e veçantë për një etni.
 

es 2

 

Kështu të drejtat gjuhësore të bashkëbiseduesve respektohen në mënyrë të ndërsjellë; pakicat, popujt indigjenë, antarët e etnive të ndryshme nuk duhet t’i nënshtrohen përdorimit të gjuhës amtare të dikujt tjetër.

Mjetet e sotme teknike e kanë përshpejtuar përhapjen dhe përdorimin e Esperantos në gjithë botën. Interneti, mundësitë e ndryshme kompjuterike, telefonat e xhepit, kurset në rrjet kanë ndihmuar dukshëm në rritjen e numrit të folësve të esperantos, të kontakteve të tyre, të takimeve.

Përveç kurseve të shumta vendore (psh për shqiptarët ne faqenesperantoshqipria.ëeebly.com) ekziston rrjeti ndërkombëtarëëë.lernu.net për të gjithë ata që duan ta mësojnë Esperanton, në më shumë se 40 gjuhë. Në çdo çast tingëllon nëpër botë kanali radiofonik rrjetor ëëë.Muzaiko.info dhe dashamirësit e filmave mundet të shohin gjithashtu edhe kanalin rrjetor të televizionit në Esperanto: http://esperantotv.net

Google përkthen tani edhe në Esperanto. Vikipedia, enciklopedia rrjetore, përmban aktualisht 200’000 artikuj në Esperanto, duke qenë kështu Esperanto në grupin e dytë të gjuhëve që kanë për gjuhë më shumë se një mijë artikuj.

Është për t’u vënë re një karakteristikë e kryekuvendit botëror të esperantistëve, pikërisht përgatitja mbarëbotërore e rezolucionit të kongresit. Lëvizja esperantiste i ka aktivizuar antarët e vet në të gjithë kontinentet: shoqatat vendore të Shoqatës Universale të Esperantos, grupet vendore studiojnë temën e kongresit: “Gjuhët, artet dhe vlerat në dialogun ndërmjet kulturave”, për të krijuar dhe dërguar ndihmesën e vet në hartimin e rezolucionit. Ky tekst gjatë debateve në Lille do të marrë redaktimin e fundit.

Sipas mundësive të veta, secili antar i rrjetit botëror të folësve të esperantos do mund të marrë pjesë në këtë dialog kulturor, të përshfaqë pikëpamjen e vet, dëshirën për cilësinë dhe format e shkëmbimeve ndërkulturore, ndëretnike, me qëllim për një ndërkuptim më të mirë, bashkëjetesë të qendrueshme paqësore mbarënjeërzore.

 

Bardhyl Selimi, Shoqata esperantiste shqiptare, 20 qershor 2015

 

 

 

Më 26 korrik 1887 doli libri i parë i gjuhës ndërkombëtareEsperanto. Gjuha nmdërkombëtare Esperanto ka për qëllim të përdoret për lidhjet ndërmjet njerëzve me gjuhë të ndryshme, që do flisnin kaq asnjanësisht dhe komunikimi ndërmjet tyre do ishte i drejtë. Askush s’ka të drejtë ta ndjejë veten epror mbi tjetrin. Secili të flasë gjuhën e vet.

• Ne i sugjerojmë botës të adoptojë 26 korrikun si ditë e komunikimit të drejtë dhe si rrjedhojë i marrëdhënieve të drejta ndërmjet etnive, kulturave, popujve.

Një komunikim i drejtë është një situatë komunikimi ndërmjet njerëzve, ku të gjithë kanë mundësi të barabarta. Është e qartë se në se disa njerëz kanë të drejtë të flasin në gjuhën e tyre amtare ndërsa të tjerë duhet të flasin në një gjuhë të huaj, nuk do ketë një situatë të tillë barazie.

Duke zgjedhur njërën ose disa gjuhë përmbi të tjerat, jepet një shenjë për më shumë rëndësi apo sundim atyre, për të cilët gjuhët e përdorura janë gjuhë amtare. Kjo zgjedhje bëhet një mjet për t’i përjashtuar njeërzit nga politika, edukimi, qasja në tregti dhe shumë aspekte të tjera të jetës. Kjo i forcon pabarazitë sociale ekonomike ndërmjet grupeve.

Ka të drejta gjuhësore të njerëzve dhe ka të drejta njeërzore me një përmbajtje gjuhësore. Liria e të vetëshprehurit dhe përdorimi i një gjuhe janë të pandashme. Përvojat rreth botës tregojnë që politikat shumëgjuhësore mund t’i zmadhojnë shanset për njerëzit në shumë mënyra. Ajo që një botë e barabartë ka nevojë është formula tregjuhësore, që është rekomanduar nga UNESCO, që jep njohjen publike të përdorimit të tri gjuhëve: amtare, shtetërore/rajonale, ndërkombëatre.

– Gjuha amtare. Njerëzit dëshirojnë dhe kanë nevojë të mund të përdorin gjuhën e vet amtare kur kjo nuk është as rajonale as ndërkombëtare.

– Gjuha e një shteti/rajonale. Gjuha e një shteti lehtëson komunikimin ndërmjet grupeve gjuhësore të ndryshëm- si për shembull svahilishtja në vendet afrikanolindore, ku fliten edhe shumë gjuhë të tjera.

– Një gjuhë ndërkombëtare. Në këtë epokë të globalizmit, të gjithë njerëzit duhet të jenë kompetrentë në një gjuhë asnjanëse ndërkombëtare që i vë të gjithë popujt në nivel të njëjtë, kur bëhet fjalë për komunikimin ndërkombëtar.

Shtetet kane nevoje t’i njohin te gjitha tri gjuhet si gjuhe zyrtare apo të paktën ta njohin përdorimin e tyre dhe mësimdhënien e tyre. Ka shumë versione të këtyre formulave trigjuhësore, varësisht nga shteti. Ndërkohë është e mundëshme dhe e dëshirueshme që shteti të mbetet “asnjanës’ për etnitë dhe fetë, por kjo nuk është e mundëshme për gjuhën. Njerëzit në botë dhe qytetarët në vendet e veçanta kanë nevojë për një gjuhë të përbashkët për ta shpënë përpara ndërkuptimin e ndërsjellë dhe komunikimin me ndikim, por njëkohësisht kanë të drejtë ta përdorin gjuhën e vet amtare.

Gjuha ndërkombëtare Esperanto ofron një mjet asnjanës për të siguruar të drejta njerëzore gjuhësore në nivel ndërkombëtar. “Nga të gjitha gjuhët e planizuara të botës, Esperanto është sot më e njohura dhe më e përdorura. Sipas meje, ajo do sjellë shumë përparësi, po qe se njerëzit do e marrin atë seriozisht…Esperanto ka nevojë për më pak kohë studimi se sa çdo gjuhë tjetër natyrore, sepse çdo kush mund të krijojë lirisht fjalë të reja” (sipas gjuhëtarit të njohur botërisht Dr. Tove Skutnabb- Kangas). Ajo, veç kësaj pengon hegjemonizmin e fuqive të mëdha të momentit. Këto fuqi tani janë vendet anglishtfolëse dhe prandaj anglishtja është bërë kaq e fuqishme nëpër botë. Por, si do jetë e ardhmja, pas 50 vitesh? “Përforcimi i të drejtave të folësve të të gjitha gjuhëve është një çështje për të cilën Esperanto jep një ndihmesë të qënësishme” (sipas një gjuhëtari tjetër të njohur, Robert Philipson).

Është koha të mos mendojmë të ndjekim më të fortët e kohës, por të nisim punën për krijimin e një situate barazie ndërmjet popujve të botës.

• Esperanto është një mjet për të arritur një komunikim të drejtë. 

Bardhyl Selimi, Shoqata esperantiste shqiptare

 

Kongresi 100 Universal i Esperantos 
në Lille, Francë, nga 25 korrik gjer 1 gusht 2015 
Tema: “Gjuhët, artet dhe vlerat në dialogun ndërmjet kulturave”

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s