Anlalizë politike nga Genti Malko* ( *Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së )

de

 

Anlalizë politike nga Genti Malko*

 

*Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së  

 

 

 

Ashtu si të gjithë demokratët, sot ndihem i zbrazët me ndjenjën e humbjes mbi shpinë. Dua të gjej ndonjë shenjë apo arsye për të më bërë të kapërcej disi mërzinë dhe sigurisht, vetëm loja me shifrat mund të më japë ndonjë shpresë.

U përpoqa ta shihja rezultatin nga një këndvështrim optimist, duke analizuar se kemi një rritje në krahasim me 2013-ën. Por edhe kjo rritje nuk është sa duhet për të justifikuar besimin se kemi bërë atë që duhet.

Shpeshherë, më shumë prej ndjenjës së detyrës frenohem me drojën se të thënët fort dhe publikisht e kritikës mund t’i dëmtojë më shumë sesa t’i ndreqë gjërat. Sigurisht ka një moment kur çdo vonesë apo hezitim për të thënë dhe bërë atë që duhet mund të jetë me pasojë.

Pas humbjes në vitin 2013, edhe pse e paartikuluar gjerësisht dhe fort, nën zë, ne pranonim se historia e partive simotra të vendeve ish-komuniste kishte treguar se ekzistonte mundësia e tkurrjes deri në zhbërjen e PD-së, nëse nuk gjendej shpejt një zgjidhje, e cila të mbante lart besimin e atij elektorati të mbetur apo edhe të kthente më vonë besimin e pjesës së humbur.

Testi i parë i vërtetë ishin zgjedhjet e 21 qershorit. Rezultati tregon se ende PD nuk ka zgjidhur si duhet dilemën se si duhet të sillet dhe të veprojë për të marrë një rezultat aq të mirë sa në mos qoftë fitues, të paktën të jetë shpresëdhënës se PD është një forcë që do të vijë në pushtet. Me sa duket, ajo që nuk ishte kuptuar, është fakti se më shumë se fitorja e zgjedhjeve (që do të ishte rast ideal), për PD-në gjëja më e rëndësishme në këto zgjedhje duhet të ishte kthimi i besimit të elektoratit te ajo si forcë politike, e besueshme, duke garantuar një pozicion të qëndrueshëm për të ardhmen.

Qartazi në fushatë nuk u arrit të mobilizoheshin të gjitha kapacitetet dhe burimet njerëzore që mund të angazhoheshin si dhe motivimi i anëtarëve mbeti në një nivel te ulet. Me sa duket, ende nuk është kuptuar se çdo anëtar apo ish-anëtar, ish-drejtues në nivel baze ose jo, njerëz me kontribut në kohë në PD janë aset që asnjë parti nuk ka luksin t’i largojë ose minimalisht të mos i angazhojë.

Duket që të metat e procesit të riorganizimit në PD në vitin 2014 i dhanë pasojat tani. Udhëzime që u kufizonin të drejtën e rikandidimit en block ish-kryetarëve të seksioneve, grupseksioneve, degëve, kryetarëve të bashkive dhe komunave etj., pa marrë parasysh faktin se sa të rëndësishëm ishin këta njerëz në komunitetin e tyre dhe pa bërë përjashtim ndërmjet atyre që vërtet ishin konsumuar me ata që shtonin vlerë në PD.

Kjo solli për pasojë shpesh një strukturë të paaftë dhe në shumë vende fiktive, sepse sigurisht nuk është e lehtë të gjesh dhe të ndërrosh kaq njerëz me përvojë dhe mbi të gjitha me besueshmëri. Me ç’duket, ideja e të bërit të një partie të rinovuar e kaloi cakun dhe solli në një masë të madhe mungesë përvoje, përkushtimi dhe lehtësi gjykimi.

Ka vetëm një mënyrë për të fituar besimin e anëtarëve në një parti të madhe siç është dhe PD: është meritokracia. Besimi i çdo individi se investimi i hedhur do të vlerësohet dhe do të kthehet në raport të drejtë, raport i prishur prej kohësh në PD.

Me sa duket, ende nuk është arritur të jepen shenja apo shembuj të mjaftueshëm që ky standard tashmë është vendosur. Duhet që para se të presim të na besojnë të tjerët, duhet të besojmë vetë. Ende elektorati ynë nuk është bindur mjaftueshëm. Koha nuk pret, gjërat duhen rregulluar, ndryshe mund të jetë vonë. Kush mendon se vjen në pushtet thjesht duke pritur, e ka gabim. I kemi të gjitha mundësitë për të qenë sërish fitues. Le të shohim brenda, të bëjmë atë që duhet në mënyrë të tillë dhe aq mirë sa duhet që të ngjallim besim. Ky ende mungon.

Mjafton të jesh i drejtë dhe i vërtetë për të qenë i besueshëm. T’u themi njerëzve atë që do të bëjmë dhe të realizojmë pikërisht atë. I mbetet z. Basha t’i thërrasë të gjithë edhe një herë dhe besoj se nëse bëhet në mënyrë të vërtetë, do të vijnë. Ta fillojmë edhe një herë nga vetja sa nuk është vonë.

 

*Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së  

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s