Poezi nga Bajram Ramadani

Poezi nga Bajram Ramadani
 
 
NGROHTËSI E VENDIT TIM
 
Ngrohtësinë që ma dhuronë vendi im,
S’mund ta gjesh, asnjëherë në perëndim,
Vatra ime, ku oxhaku ka themel,
Në pafundësi dëshiroj aty të ngel.
 
Ngrohtësi më dhurojnë, malet që i gjeta
Aty ku filloi e do të më mbarojë jeta,
Më ngrohin fëmijët gjithandej që janë të qeshur,
Edhe pse të zbathur, ndoshta dhe të xhveshur.
 
Më ngroh sofra me farefis këtu e shtruar,
Me vëllezër edhe motra i rrethuar,
Ngrohtësi dhuron, gjyshi plak, me rrudha në ballë,
Që nipa e mbesa i vë në gjum, me ndonjë përrallë.
 
Tokë e ftohtë , është vëlla perëndimi,
Sa i bukur në atëdhe, do të ishte kthimi,
Tokë e Zotit, por dheu i huaj është i huaj,
që një komb të tërë, mundë ta bëjë, që të vuaj!
 
 
 
MJEKËRRTHINJUR
 
Tufë qimesh të zjarrta
Të lëshuara lehtë në fytyrë
Shkëlqejnë si shandan i dhezur
Flasin, edhe nëse s’i kupton.
 
Çdo qime është një ditë jete
E mjekrra e thinjur është një jetë
Valvimthi shfaqë histori
Mjekërrthinjuri plot urtësi.
 
Sa është e lehtë po aq e rëndë
Të jesh mjekërrthinjur o burrë
Bardhësi e sajë, nga zemërbardhësi qoftë
Mjekërrthinjuri, qenkësh shpirtngrohtë.
 
 
 
PAK PA RËNË
 
Zbehja e fytyrës si gjethi vjeshtor,
E ti pyet për veten tënde, ç’ndodhi me mua?!
A nuk të vie një zë i ngjyrosur me të verdhë?
Dhe një lodhje , që qafën të kërrusë.
Kur gjethja zverdhet e kruset, nesër do të bie!
Toka nuk brengoset për peshën e sajë
Pra, unë , ti dhe gjethja, kemi të njëtin fat
Prej toke në tokë, tokën e kemi shtrat.
 
 
 
RRËSHQAS NË KOHË
 
Asgjë në botë nuk ecë
Përveç ecjes sime në kohë
Edhe ti ec si unë
Por unë rrëshqas.
Kurrë nuk më tha koha, pusho
Por pamëshirshëm më tërheqi
Vet bëhet akull
E unë domosdo rrëshqas në të.
Rrëshqet edhe ti
Të gjithë rrëshqasim.
Nuk paskësh barriera koha
Më ka lidhë për veten e sajë
Dhe duket sikur më do
Unë e kam kuptuar
do të më çon deri në fundë të pistës
sa rrëshqitje e shpejtë.
Po pres që befasisht
Të më përplas në fundin pa fund
Dhe unë imagjinoj
Kush do të jem në kohën e pa fund
në të cilën rrëshqitas
më hedh koha e cila ka një fund.
 
 
 
ATDHE
 
Më të shtrenjtin ty të kemi atdhe
i shtrenjtë do të ishe kur na ke ne
por mjerisht po zbrazesh nga rinia
e të moshuarëve po u shtyhet pleqëria.
 
Atdhe ti nuk ke faj për çka të gjeti
E që njerëzit tu i rrëmbeu gurbeti
Ty atdhe i dashur të qaf të morën
Ata që nga ti edhe palcën ta vodhën.
 
Parti e grupe të mykura interesesh
Do të bëjë atdhe që fare mos të mbetesh
Po të vdesin dalngadal o atdhe
E në fundë të tëvarrosin nën dhe.
 
A e sheh atdhe se kush po flet në emrin tëndë
A e sheh atdhe se të kan plagosur në çdo vëndë
Çfar fati kishe pasur o atdhe yni
Që kurrë në histori nuk t’u tremb syni.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s