Poezi nga Fatbardha Sulaj

Poezi nga Fatbardha Sulaj

 

Shkretëtirë në dhimbje

Malli endet ajrit,
si qenie që s’ gjen prehje
derisa të të përqafojë
sërish…
Dhe pastaj ,
të pushtojë gjithë savanat
e shpirtit …
Të rrafshojë dunat
në kohë,
në çdo fornë shkretëtire…
tek jermohet mirazheve
do të vij,
do të vish…

 

***

Shpesh ndjej mall
për një kohë ndalur
në hije hëne…
Ku silueta jote sharnon
kaq bukur krahë meje
si dehje e ëmbël
që s’do të kthjellohesh…
Gjithë gjuhëzat e shpirtit
murmuritin për ty,
tek fanitet stacioni
i mjegullt,blu…
Ndjej kaq mall
për të nesërmet
që nuk erdhën më,
sigurisht, as flu…

 

Në marsin e ëndërrt

Sa imazh të bukur
lash mëngjesit sot …
tek shprisha bionden
me të kuqen bronz…

E tëra ajër
fllad në krahë ere
aromë mëngjesi,
sërish ezmere…

Ku hëna dhe dielli
përkulen kaq ëmbel
në marsin e brishtë
në marsin e ëndërrt…

Sa imazh të bukur
lashë mëngjesit sot
tek dalllgëzohej
në kinda femërore

Sa shikime vodha
shpenguar si era
tek formëzohej
silueta…
tënde nga hera….!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s