Shtëpia Botuese “ADA” publikon romanin “Fëmijë në kafaze” të autorit V.M.DADA

Shtëpia Botuese “ADA” publikon romanin “Fëmijë në kafaze” të autorit V.M.DADA

Autori: V.M.DADA
Titulli: Fëmijë në kafaze
Redaktor: Çelik Petriti

Botimi i parë, 2019

Përgatiti për botim: Roland LUSHI

Formati : 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, mars 2019
Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA”
Të gjitha librat e botuar në shtëpinë botuese “ADA” gjenden në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
V. M. Dada
Fëmijë në kafaze : roman / V. M. Dada ;
red. Çelik Petriti. – Tiranë : Ada, 2019
264 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-78-2
1.Letërsia shqipe 2.Romane
821.18 -31

Ja pse ky libër duhet lexuar

Që një libër të jetë tërheqës, argëtues e utilitar, siç edhe duhet ta këtë misionin e funksionin, për nga forma, duhet t’i shpërfaqë lexuesit pasazhe.
I tillë është edhe ky libër i V.M.Dada, i titulluar jo pa qëllim “Fëmijë në kafaze”.
Është i tillë, sepse shpërfaq pasazhe gati filmike qysh në faqet e para, duke vizatuar pamje të një lagjeje plot enigma, njëherazi, me njerëz normalë e familjarë si familjet Gros e Kovalski, që nga përditshmëritë e tyre deri te “barbekju”-të argëtuese të fundjavave dhe me njerëz misteriozë, krejtësisht hermetikë, të vetizoluar dhe enigmatikë si Miki Uoel. Më pas, duke ardhur gjithnjë “kreshento”, arrin kulme me tablo gati fantazmagorike (por reale në thelb) të aventurës së kryeprotagonistit Kroki Gros në një ferr tokësor si ai i Sierra Leones, në kërkim të vajzës së vet të rrëmbyer për transplatim organesh jetësore; për të përfunduar me pamjet “rozë” të arritjes së ekipit të UNICEF – it, së bashku me ekipin filmik të Oliverit dhe ato të rikthimit të Krokit në atdheun e vet, në Hungari, për të vazhduar detyrën e mëparshme shtetërore në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë.
Por, që të jetë edhe emocionues e mbresëlënës, në një libër pasazhet duhen kthyer, me penelata fine, në tablo të prekshme, në imazhe, në një jetë të dytë; por pa rënë në konkretësira të rëndomta. Pra, duke qënë hermetik deri në masën sa të mos bëhet i pakuptueshëm dhe i kapshëm deri në masën sa të mos mbetet i rëndomtë.
Kjo është arritur me vizatimin e peizazheve dhe aventurat e personazheve , si në Hungari, në udhëtime dhe sidomos në Sierra Leone.
Dhe, së treti, një libër, sidomos një tekst në prozë, duhet të transmetojë mesazhe. Natyrisht kjo, jo në mënyrë fjalimore, të mërzitshme e bezdisëse, por me finesë dhe art, që ta rrëmbejë lexuesin e ai të mos i ndahet deri në fund për t’i mbetur në mendje e në zemër gjatë tërë jetës.
Kësisoj, nga ky libër, i nxitur nga ndjenja dhe i shkruar me art, vijnë mesazhet se Bota jonë, në pasuri dhe integritet, është ende e padrejtë në përgjithësi, edhe pse humane në veçanti.
Vijnë mesazhe se Bota është e rrezikuar nga dukuri të vjetra e të reja si shfrytëzimi shtazëror i njëriut nga njeriu, si trafikimi i Qënieve Njerëzore për qëllime shtazarake fitimi e hakmarrjesh, nëpërmjet rrëmbimeve e mashtrimeve, si edhe pasojat që sjellin ato deri në strukturat makbethiane brenda instancave të destinuara për t’i luftuar ato dukuri negative. Kjo, si pasojë e lulëzimit të korrupsionit në to dhe të lidhjes së shtetarëve me krimin. Sikur t’u drejtoheshin këto mesazhe enkas institucioneve tona aktualisht të gangrenizuara nga dukuri të tilla, të vjetra e të reja, pavarësisht se ngjarjet vendosen në Hungari dhe Sierra Leone. Nënteksti është i qartë.
Ja pse mendoj që libri “Fëmijë në kafaze” me siguri do të jetë i lexueshëm e mbresëlënës.

Çelik Petriti

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s