Poezi nga Sibora Huda

Poezi nga Sibora Huda

.

Atje

Atje majë malit të thepisur,
Ku është dhe Prometeu i lidhur,
Ku një shqiponjë shkon mëlçinë për t’ia çukitur,
Atje ku shorti është i zi,
Nën shqotën e vetmisë,
Të qajmë bashkë për diellin në mjerim,
Që mbahet peng nga retë në qiellin gri.

Aty ku mëkatet mblidhen e bëjnë kuvend,
Aty ku lotët derdhen si të mos ishin gjësend,
Fijëzat e shpirtit treten në erë të lehtë,
Të ftohet dhe shpirti,
Aty, ku e mira nuk ka vend.
.

Kalendar

Të heqësh nga një ditë,
si të fshish një pikëz loti,
të hecësh një hap,
si të lesh prapa një copëz,
nga shpirti që ti quan i joti.

Të ecësh edhe një hap,
të lesh prapa një ndjenjë thesar,
netët e tëra, kur rrije pa gjumë,
dhe mendoje se ky fat është i joti.

Kur pije gota nën dritën e hënës,
kur qaje me dënese,
kur mendoje se nuk kishe asgjë në jetë,
vallë fitove ndonjë gjë të vërtetë?
Nuk të donin vallë ?
mos t’i besoje,
t’i thanë të gjitha ?
se ti i mbështete dhe në kohë të vështira.

Kur kalendari të ketë mbaruar,
e kur të mos kesh me fletë për të grisur,
kur të shohësh prapa,
do të shohësh se jo pak ke braktisur,
gjëra që përbrenda të kanë bastisur….
.

Ligjëratë

Munguar muzgut të gjatë
Nën ballkonin e hënës, me yjet bëj debat,
Nën dritë, neonit të rrugës i mbaj ligjëratë,
Me vehten bëj shamatë.

Dergjem në prag të agimit,
Qaj në lulëzim të diellit,
Der në perendim ndjehem e humbur,
Der kur muzgu bie përgjunjur.
.

Kohë kolerë…

Në kët kohë kolerë,
Një vajzë, ecën me kokën poshtë,
Se ashtu nëna e mësoi,
Një vajzë tjetër qesh kot më kot,
Se nënën nuk e dëgjoi.

Disa djem shohin telefonat,
E të tjerëve nofka u vendosin,
Disa të tjerë ecin me kokë poshtë,
Se i ati atë nuk mundi t’ia dhurojë.

Dikush bibliotekën me libra e ka plot,
Dhe nëpër foto, si sfond e përdor,
E dikush tjetër i ka marë borxh,
Të nesërmen do i dorëzojë.

Ah jetë o jetë
Në ktë kohë kolerë,
Disa të shajnë se ju duket vetja “nona“,
Disa ecin rrugëve të kapura përdore,
Disa nuk dalin fare, rrinë mbyllur në një dhomë,
Kjo është këshillë lehtësimi,
Interneti nuk të mungon.

Ah jetë o jetë,
Në ktë kohë kolerë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s