Poezi nga Bardha Alimeta

Poezi nga Bardha Alimeta

.

Nëse s’ do vije

Një jetë pa ty ta mendoja

Do plakesha shumë shpejt

Pritjen tënde se dua

As me sekonda jetë

Zemra do ti pushtojë rrahjet

Nëse s’ do vije ti shpejt.       

.

Çast dimri

Më  ngroh ky zjarr

Edhe kjo verë zjarrminë ma shton…, mendja

turbullt pranë zjarrit shtegton…, më deh kjo verë

me aromën e saj

e dua këtë çast dimri

ku mik zjarrin, verën, librin kam…, mendimet më

ngatërrohen prej verës

Shpirtin ma ngroh ky zjarr, kjo verë mendjen

ma merr… e dua këtë çast dimëror…, e dua

këtë vetmi në këtë çast dimëror.

.

Nuk pyes

Ndarja me ty më ka bërë të fortë

më ka ndryshuar mendimin për jetën

Jo i dashur, nuk mendoj më,

se pa ty mund të merrte fund çdo gjë

Po jetoj në formë tjetër

kur as ti s’ më duhesh dhe asnjë.

.

E fundit fjalë

Ajo ishte e fundit fjalë

e fundit që ne thamë

e çuditërisht pas kësaj

si të huaj u pamë

.

Me sytë e zemrës qamë

por lotë nuk lëshuam

ajo ishte e fundit fjalë

nga gjithë ç’ kishim kaluar

.

Me ju do pleqëroj

Midis dy dashurish jetoj

Piktura dhe poezia njësoj

Për mua zihen të dyja

Se ku përpara do të shkoj

Mundohem të jem çdo herë me to

Kur muzgu e nata të bjerë

Kokëulura telajot shikoj

Buzëvarura rrinë mbi kavalet

Në dhomën tjetër përtej

Një bllok blu e penë pret

Eh, dashuritë e mia

Mos u trishtoni moj te mjera

Se unë me ju do pleqëroj

E jo me dashuri të tjera.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s