TE KULLA IME! / Tregim nga Mëhill Velaj

 

Tregim nga Mëhill Velaj

 

TE KULLA IME!

“…..ishte plagosur në betejë, kishte marrë shumë plagë, por ato plagë nuk I bënin përshtypje krahasuar me plagët e jetës, që kishin tronditur zemrën e Kapedanit…’

-.-

 Leka vështronte diellin që ndriconte piklat e vesës së mëngjesit në pemët. Ndërsa vështronte qiellin ndjehu ngrohtësinë e rrezeve t’i përshkonin lëkurën deri në brendësi.  I dha zemër vetes duke larguar nga mëndja lëmshin e viteve që sa vinte e mbështillej. Kalin shaluar , hyri në fshat. Nga tymi I oxhaqeve që dilte e kuptoi se zjarret ishin ndezur tashmë, nëpër kullat. Sa hyri në oborr, ia zgjati kapistrën dhe dy thëllënxat e vrarë,  hyzmeqarit të kuajve, dhe bëri për nga dhoma ku ishte Dafina, nusja   e tij.

-Mirëmëngjes- I tha ajo.-Si dole? Ndjehu një boshllëk në zërin e saj, që pat qënë aty, qëkur ajo I thoshte se e donte shumë, por ai kurrë nuk I përgjigjej.

– Vetëm dy thëllënxa vrava sot, – iu përgjigj ai ftohtë.

-Dëgjo, hajde të ulemi këtu pranë vatrës së zjarrit. Dua të të them një fjalë – I tha ai papritur.  Dafina pohoi me kokë. Shtruan nga një poste  të butë prej dele. U ulën anës së vatrës. Një kërcu I madh digjej brenda saj. Pak minuta më vonë u cfaq I biri me një krah shkarpa në krahë. Leka I hodhi një vështrim Dafinës  e të birit. Iu duk  disi nervoze. Fëmija lëshoi drutë në krye të vatrës mbas murit, dhe u ul pranë së ëmës duke  e  kapur nga fustanella.

-Cfarë ke? Cfarë ka ndodhur? – e pyeti Dafina  në ankth. Leka I buzëqeshi me zor.

-Në fakt ka dicka që nuk shkon, por mëkati, është te unë, jo te ti.  Vazhdonte t’I buzëqeshte , packa se brenda po dridhej  dhe zemra po e shtrëngonte aq shumë sa nuk mundej te merrte frymë.

-E di, gjatë këtyre ditëve kam menduar se sa borxh u jam unë ju të dyve!

-Cfarë…cfarë do të thuash me këtë? Ti ke qënë shumë bujar, shpirtmadh dhe I dashur me ne, që herën e parë që ne shkelëm në shtëpinë tënde.

-Shpirtmadh dhe I dashur?? Shpresoj, të kem qënë I tillë. Por ka dicka më shumë. Dicka që unë ndjej për të dy ju  dhe kurrë nuk e kam shprehur. Ulur këmbëkryq pranë vatrës  iu drejtua, Drinit:

-Afrohu këtu pranë meje, bir. Djali I vogël iu afrua me ndrojtje. Mbështeti njërin bryl në gjunjët e Lekës.

-Të kërkova të ulesh pranë meje bir, për të të thënë se sa shumë të dua. Ështe mëse e vërtetë që  nuk ta kam shprehur më parë. Unë jam shumë  kryelartë për ty, Drini. Ti je gëzimi dhe shpresa ime për të ardhmen, dhe të dua biles më shumë se jetën time. Djali I vogël ngriti kokën dhe po e vështronte me sytë e tij të zinj, të shëndritshëm e emocionues.  Zgjati duart e tij të njoma. Preku faqet e rreshkura të Lekës:

-Edhe unë të dua baba! – I tha me atë zërin e pafajshëm fëminor. Zemra iu drodh.

******

..ishte plagosur në betejë, kishte marrë shumë plagë, por ato plagë nuk I bënin përshtypje krahasuar me plagët e jetës, që kishin tronditur zemrën e Kapedanit…

******

U përkul dhe puthi djalin në ballë. U ngrit përnjëherësh në këmbë.

-Dhe une  e dua nënën tënde, gjithashtu!- I tha fëmijës me atë zërin e lartë. Vështrimi I tij u ngul në fytyrën e saj, ulur aty pranë zjarrit. Në zytë e saj shëndrrisnin kokrat e argjënda të lotëve.

-Ajo është shpirti e zemra ime. E kam dashur që herën e parë kur e pashë. Ajo ishte një vajzë e vogël, e njomë, unë një burrë I madh, një luftëtar. Dhe akoma e dua atë….

******

….Dhjetë vjet të shkuara, Leka iku në luftë kundër shkjave që kishin zaptuar tokat e Dardanisë. U përhapën fjalët që luftëtari trim, kishte humbur në betejën e Fushë-Kosovës. Më pas pëshpëritej që ai u gjend I vdekur. Nusja e re e priti pesë vjet.  Në këtë kohë ajo pat qënë joshur nga një tjetër luftëtar I pashëm, me të cilin u dashurua, megjithëse ajo akoma ishte në dashuri me Lekën fisnik. Kur karroca kthehu qoshen e rrugës, Leka ndjehu pulsin t’I rrihte ngadalë. Ai mezi priste të shikonte atë, nusen e tij që e kishte dashur dhe e donte akoma. Ishte një njeri I fortë që e kontrollonte veten në momente të vështira, por kësaj herë nuk po mundej. Nuk do ta lejonte më të ndodhte ajo që ndodhi.  Duke u mbajtur pas bastunit, dhimbja në këmbën e plagosur kaloi në të gjithë trupin. Ngadalë, duke caluar,  po ngjitëte shkallët. E veja e Kapedan Tanush Kadrisë dhe  biri I tij, ishin brenda asaj kulle.  Ajo e pat ndjerë që ai do të kthehej. Do ta shikonte përsëri. Lutej gati cdo ditë që ajo të ndodhte, në një të ardhme jo të largët. Por ajo kurrë nuk kishte ndalur së dashuruari  dhe menduari për Lekën. Zemra e Dafinës rrihte si cekan. Kur e pa solli ndërmënd cdo tipar e muskul të tij, një mashkull vigan, fisnik dhe shumë I pashëm. Nuk kishte ndryshuar shumë ashtu si ajo e pat njohur që në fillim. Kishte veshur pantallonat prej shajaku, xhamadanin dhe festen e bardhë me shallin e kuq që I rrethonte belin. Kishte një ashpërsi në tiparet e tij, që e bënin akoma më tërheqës.

-Nanë…?

Zëri I Drinit doli I vakët.

-Po zemër e nanës-iu përgjigj ajo. Një dhimbje kokë I kaloi nga balli deri mbrapa dhe fërkoi sytë e tëmthat.

-Kush është ai burrë? –pyeti ai me zë të ulët përsëri duke u ulur në këmbët e së ëmës. Duke buzëqeshir me pahir, I tha;

-Leka është një miku ynë I hershëm I familjes. Koka vazhdonte t’I dhimbte. U ul pranë Dafinës dhe vonë asaj nate mbasi bënë dashuri, ai I tha vetëm tre fjalë:

-Te kulla  ime!

Të nesërmen, Dafina dhe Drini u vendosën në kullën e Lekës.

******

Leka prekte faqet e Dafinës.

-Të dua Dafina! Forcën dhe dashurinë tënde, nënën e mrekullueshme që ti je për birin tonë. Unë e dua vajzën që desha për herën e parë, unë e dua gruan që ti  je tashmë. Ishte hera e parë mbas kaq kohësh që ai I thoshte ato fjalë. Ajo I buzeqeshi dhe e vështronte me sytë e mbushur me lot. E rrëmbeu në krahët e tij dhe e puthte papushim, lirshëm dhe I gëzuar. Dëgjuan një të qeshur mbrapa kurrizit. Ishte Drini që po I vështronte. Leka e rrëmbeu atë dhe e vendosi kalikic në shpatullat e tij. Të tre u lidhën fort me njëri tjetrin. Shkëlqimi I dritës mbushi shpirtin e tij, rrezet  e diellit  I ngrohën  zemrën atë mëngjes në kullë. Ishte I lumtur. Për herë të parë, pjesët e jetës së tij ishin sëbashku.

-Të dua fisnikja ime, – fjalët dolën lehtë kësaj rradhe, nga goja e tij.-Iu dua shumë që të dyve. Buzëqeshte.

-Më në fund familja ime e dashur  është në kullë! – iu pëshpëriti të dyve.

*****

Dafina qëndronte në këmbë pranë stallës së kuajve. Ndiqte me sy cdo veprim të  të shoqit  dhe të birit. Leka e Drini po pergatisnin kuajt për të shkuar në bjeshkë.

-E dija që ai do të ishte një baba I mirë për tim bir, -mendonte  ajo, teksa vazhdonte të mos iau ndante sytë të dyve. Dashuria e mirësia që ai I falte Drinit, e bënin atë një kapedan bujar e fisnik.

Për Lekën, të dyja ishin shumë të rëndësishme  ; Një baba I mrekulleshëm e një udhëheqës I respektuar. Ajo e dallonte  kënaqësinë në fytyrën e tij, kur ai  vështronte atë, të birin dhe kullën. Këmba e plagosur e besdiste herë pas here.  Gjithmonë mbante një bastun dhe ecte duke caluar.

-Mbahet mirë.  I fortë. I shëndetshëm. Duket I ri akoma. Është koha që ai e di më mirë se cfarë ai dëshiron tashmë,- mendonte Dafina duke buzëqeshur. Ai ka nevojë për dashuri, ngrohtësi, – të bënin edhe një  fëmijë. Ajo ishte e sigurtë se ai ishte në gjëndje të bënin më shumë fëmijë. Dafina I besonte shumë instikteve të saj e të bashkëshortit.

– Kemi një jetë tjetër përpara,  shumë punë për të bërë- I tha vetes teksa vështronte  dy burrat që I donte shumë.

Ndërsa vazhdonte të mos iau ndante sytë, iu kujtua nata e kaluar në krahët e Lekës, dhe ndjenjat që patën shpërthyer  në krevat, – aty në odën e tyre.  Ngriti sytë lart. Vështronte dritaren e vogël të odës. Me kujdes lëmonte barkun. Ishte disa javë shtatëzënë!

Kësaj here Dafina vetëm buzëqeshte!

 Mëhill Velaj

Stamford CT

Janar, 2010

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s