Kalendari poetik: Ezra Pound (1885-1972) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Kalendari poetik: Ezra Pound (1885-1972)
 
Poet, eseist dhe përkthyes amerikan, u lind më 30 tetor 1885; një nga poetët më të shquar të shek XX, qe propozuar madje edhe për çmimin Nobel, por u refuzua (për një votë) për shkak të bindjeve të tij të shprehura politike pro fashizmit dhe kundër sistemit bankar botëror, në të cilin “politikanët janë kamerierët e bankierëve”; gjithashtu dhe pati lëvduar politikën ekonomike të Adolf Hitlerit dhe Benito Mussolinit (që e kritikoi fort më pas); për kurreshtjen e atyre që s’e njohin: qe hebre nga prejardhja. U tha se Lufta e Dytë Botërore qe për shpëtimin e çifutëve (u vranë shumë, pak shpëtuan, por Ezra Pound shpëtoi shumë syresh dhe kur erdhi në Itali më 1958, çifutët italianë e pritën me nderime). Në vitin 1945 u arrestua nga partizanët italianë, të cilët e dorëzuan te ushtria amerikane. I gjykuar si i çmendur nga gjykata amerikane, u dënua dhe u mbajt 13 vite në çmendinë në USA; sapo u lirua erdhi në Itali, ku edhe vdiq më 1 Nëntor 1972. Sivjet nuk po sjell shqipërimin e ndonjë poezie, por disa thënje të tij:
 
  • “Nëse dikush s’ka ndërmend të rrezikohet për idetë e veta, ndoshta nuk vlejnë idetë, ose ai.”
  • “Halli i vërtetë i luftës moderne është se askush s’ka mundësi të vrasë ata që duhen vrarë.”
  • “Mendimi ndan, ndjenja bashkon.”
  • “Qeverisja është arti për të krijuar probleme, zgjidhja e të cilëve, mban në ankth popullsinë.”
  • “Ndryshimet e mëdha janë më të thjeshtët.”
  • “Politikanët janë kamarierët e bankierëve.
  • “Një kritik i keq kritikon poetin, jo poezinë.”
  • “Pacifistët që nuk duan të hetojnë shkaqet ekonomike të luftës, janë njësoj si tregtarët e armëve.”
  • “Qeverisja është arti për të krijuar probleme, zgjidhja e të cilëve i mban njerëzit në ankth.”
  • “Artet, përfshirë poezinë dhe letërsinë, duhet të na i mësojnë artistët që merren me to, jo profesorët e tredhur.”
  • “Këshilla ime për të rijtë: jini kurreshtarë.”
  • “Skllav është ai që pret ta lirojnë të tjerët.”
Përzgjodhi dhe përgatiti Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s