Kalendari poetik: Zbigniew Herbert (1924-1998) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 

Zbignew Herbert

Kalendari poetik: Zbigniew Herbert (1924-1998)
 
Ka datën e lindjes sot, më 29 tetor, Zbigniew Herbert, poet, eseist dhe dramaturg polak, njëri nga autorët më të njohur evropianë të shekullit të kaluar. Gjatë luftës II botërore në Poloni u krijuan dy formacione luftarake: Armia Krajowa me nacionalistë dhe Armia Ludowa (ushtria popullore!) e komanduar nga komunistët. Zbigniew Herbert u rreshtua në radhët e formacionit nacionalist polak – Armia Krajowa. Pati gjithmonë probleme me censurën politike komuniste polake. Pas lufte punoi disa kohë ne një bankë, por pas vitit 1948 u dha pas letërsisë, në vitin 1951, e përjashtuan nga Lidhja e Shkrimtarëve polakë…Në vitet 1986-1992 jetoi dhe punoi si gazetar në Paris në shtypin disident polak. Gjatë jetës fitoi mjaft çmime të rëndësishme letrare jo vetëm në Evropë. Ja shqipërimi që mendova të paraqes sot:
 
 
ZEMËR E VOGËL
 
 
Qëllova me pushkë
gjatë Luftës së Dytë
plumbi i i ra botës qark
dhe pas shpine më goditi.
 
pikërisht kur s’e prisja
kur mëse i sigurt isha
që gjithçka pata harruar
fajet e mi dhe fajet e tij
 
sado që si të gjithë
nga kujtesa desha të fshij
fytyrat e urrejtjes
 
historia më ngushëllonte
se kundër dhunës luftoja
dhe Libri thoshte
ai tjetri qe Kaini
 
kaq e kaq vite durimplot
kaq e kaq vite më kot
pastrova me ujë mëshire
blozën, gjakun, fyerjet
që bukuri e fisme
që jetë e magjishme
madje dhe e Mira
të gjenin vend tek unë
sado që si të gjithë
ëndërroja kthimin në gjirin e fëminisë
në vendin e pafajsisë
 
një plumb pushke qëllova dikur
e megjithë ligjet e rëndesës
përqark iu soll botës
e pas shpine më goditi
si të më thoshte
se asgjë dhe askush
s’ka për t’u falur
 
mbështetur tani, i vetmuar
pas trungut të një peme të sharruar
mu në mes të asaj beteje të harruar
 
ka endur një merimangë e hirtë
mendimet më të trishtë
 
mbi një kujtesë tepër të madhe
mbi një zemër tepër të vogël.
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s