Kalendari poetik: Fadwa Tuqan (1917-2003) : Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Fadwa Tuqan
 
Kalendari poetik: Fadwa Tuqan (1917-2003)
 
Më 1 mars 1917 u lind Fadwa Tuqan dhe ishte një nga zërat më të njohur të poezisë palestineze. Tema e poezive të saj përfshin luftën e popullit palestinez për liri, ashpërsitë e luftës dhe gjendjen e femrës në botën arabe. Studioi për letërsinë angleze në Universitetin e Oksfordit. Pushtimi i qytetit të saj të lindjes, Nablus, nga ushtria izraelite la gjurmë të thella dhe në poezinë e saj. Fitoi mjaft çmime të rëndësishëm ndërkombtarë për poezitë e saj. Gjatë udhëtimeve të saj, pas vitit 1948, u njoh edhe me poetin e shquar italian Quasimodo, i cili si duket, i goditur nga bukuria dhe mprehtësia e poetes, i çfaqi dashurinë. Kaq, nuk di më tepër rreth tyre; paparacët e asaj kohe nuk ishin aq të aftë sa të sotmit. Ja një poezi nga poetja palestineze:
 
 
DUA VEÇ HESHTJE DHE QETËSI
 
Dua veç heshtje dhe qetësi.
Mos më folë për ç’shkoi dhe ç’do të vijë,
mos më folë për të djeshmen
e në të nesërmen mos u hidh.
Ky çast, për mua,
nuk ka as tani, as pastaj
e djeshmja s’ka kuptim
u venit, iku tej, me hijet
e nesërmja e panjohur endet atje tej
e nuk mund të shihet.
A do të jetë ndryshe nga ç’kanë vizatuar
duart në ëndrrat e mia dhe të tuat,
ndryshe nga ç’kemi dëshiruar?
Ky çast, jo tjetër kohë
është një lule që çel në këto duar:
pa fruta dhe pa rrënjë
por është veç një lule me bukuri të vetvetishme.
Ta mbajmë me kujdes,
përpara se të na zënë në kurth,
i dashur.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s