Një stol… / Prozë poetike nga Josif Gegprifti

 
Prozë poetike nga Josif Gegprifti
 
 
Një stol…
 
Tek shëtisja nga liqeni, në një rrugicë, një stol i vetmuar më tërhoqi vëmendjen e më futi në mendime…
Më dukej sikur më thoshte eja zotëri, eja e ulu këtu të bisedojmë bashkë.
E vështroja stolin çuditshëm por s’po i ktheja përgjigje.
Stoli vazhdonte të fliste;
eja ulu të shplodhesh, unë këtu jam e do të pres sepse e di që një ditë do vish e do ulesh e unë do bëhem miku yt i mirë sepse do flasim gjatë e për gjithçka.
Buzëqesha dhe disi me krenari ju përgjigja:…
Pritmë o stol i vetmuar, por ama duhet të dish se pritja jote ndoshta do jetë e gjatë dhe kështu ty të duhet të presësh të tjerë udhëtarë të moshuar.
Eh, tani nuk kam mendje të ulem aty, dua të shëtis nëpër kodrat rreth liqenit, të shoh e të shijoj këtë natyrë të bukur, të dëgjoj cicërimat e zogjve e të ndjej flladin pranveror.
Buzëqesha dhe nisa të ecja, por stoli nuk më ndahej nga sytë dhe pëshpërita; vërtet një ditë dhe unë si të tjerët do të ulem në atë stol që sigurisht nuk do jetë me këtë pamje të re që ka, por ashtu si dhe unë do jetë vjetëruar e ndoshta do i lëvizin këmbët.
Ktheva kokën dhe stoli m’u pa i vetmuar, i ftohtë i trishtuar.
Nga larg më erdhi në vesh oshëtima e sirenës e ndonjë ambulance që çonte me urgjencë drejt spitalit ndoshta ndonjë të rënduar nga Covid 19.
Mora frymë thellësisht dhe ndjeva ajrin e pastër që depërtoi në mushkëri dhe pashë rrezet e diellit që ndriçonin mbi barin e gjelbëruar.
Pranvera më kishte rrëmbyer në krahët e saj dhe prej andej i fola stolit;
mos më prit edhe për shumë kohë.
Po largohem e po shëtis me dritën,
me aromën e
gjallërinë e saj pranverore…
 
Jpjgegprifti
Tiranë, më 28 Shkurt 2021.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s