Kalendari poetik: Evgenij Baratynskij (1800-1844) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Evgenij Baratynskij
 
Kalendari poetik: Evgenij Baratynskij (1800-1844)
 
Kalendari poetik shënon 2 marsin si datën e lindjes së poetit rus. Kur ishte dhjetë vjeç i vdiq i ati, gjeneral i ushtrisë ruse. Edhe ai, nën shembullin e të atit, në vitin 1825, pas shumë peripecish, u bë oficer. Pas një viti u largua nga jeta ushtarake. Lirikat e para që shkroi në vitet tridhjetë janë gjithë ndjenjë dhe shpesh i përshkon një frymë mallëngjimi, dora dorës, ai mallëngjim ia la vendin një lloj pesimizmi filozofik , ja disa mendime të poetit: ‘…njerëzimi do të përparojë nga ana industriale, do të jetë mbase më i pasur, por e gjithë kjo do të arrihet në kurriz të poezisë, do të humbasin vlerat e saj dhe njerëzimi do të shuhet si pasojë e impotencës seksuale…’
Ja dhe përzgjedhja ime për sot:
 
 
PUTHJA (ПОЦЕЛУЙ)
 
Ajo puthje, që më bëre dhuratë,
Ndër vegimet e mi ende më ndjek:
Në zhurmat ditën, në heshtjet çdo natë,
E ndjej sa më ngjiti dhe ende djeg!
 
Më mbyllen sytë kur gjumi mbrrin,
Vjen me ëndrrën ti, vjen kënaqësia!
Shkon lumturia kur shuhet ky vegim,
Mbetet rraskapitja dhe dashuria.
 
 

 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s