Lamtumira numër 27 / Poezi nga Petrit Sulaj

 
Poezi nga Petrit Sulaj
 
 
Lamtumira numër 27
 
Me qenë zgjuar dhe në gjumë,
me u konsideru në punë dhe kur shkruaj poezi
të dobëta. Me e bërë liqen në dallgë
ndërgjegjën,
kur ndërgjegja është e qetë
e inteligjencën, barkën e vetme të saj,
e cila dhe pse rrezikon të fundoset
nuk u afrohet brigjeve.
Me duru mungesën tënde
me e kompensu me vetminë time
kur mungesa jote ma sjell në majë të hundës.
Me e duru natën
po kur vjen dita, me ja fut shkelm bythës, natës.
 
Ky është kulmi im, perfeksioni.
Ngjan me kohën kur hesht dhe pse me thika
ma shpojnë trupin. Të heshtësh nuk është
me fsheh fjalët. Të mos e hapësh gojën
është ti ruash fjalët e ti përdorësh
si dinamit për ti zgjuar njerëzit
paskësaj tu vësh para ura që askush i ka përdorur.
Ura që nuk ekzistojnë, në fakt.Veç unë i njoh:
ura që ngjajnë me poezitë, përdoren
gjithë kohën
jo veç kur je duke udhëtuar mbi ta.
 
Marrë nga libri: VARREZA E LAMTUMIRAVE

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s