Kalendari poetik: Irina Ratushinskaja  (1954-2017) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
 
Irina Ratushinskaja
 
Kalendari poetik: Irina Ratushinskaja  (1954-2017)
 
U lind 67 vite më parë, më 4 mars 1954, Irina Borisovna Ratushinskaja, disidente e regjimit sovjetik, poete, shkrimtare, skenariste. Studioi për fizikë në Universitetin e Odesës (Ukrainë). Në muajin prill 1982 e arrestuan dhe në shtator të atij viti e dënuan 7 vite me punë të detyruar dhe pesë vite internim, me akuzën “agjitacion për dobësimin dhe përmbysjen e pushtetit sovjetik”. Ishin vitet e sundimit të Andropov-it, ish shef i KGB, pastaj erdhi cari i “butë”, Gorbaçov. Pasi vuajti tre vite e gjysëm burg, nga të cilët një vit në një birucë ku temperatura në dimër shkonte deri në minus 40°C.
Poeten disidente e liruan në prag të takimit të Reykjavík-ut (Islandë) të presidentëve Ronald Reagan dhe Mihail Gorbaçov, si kërkesë paraprake e palës amerikane për çfaqjen e ‘vullnetit të mirë’ nga pala sovjetike. Gjatë kohës së burgimit arriti të shkruante mbi 250 poezi nëpër copa sapuni dhe letra cigaresh.
Në vitin 1987 ajo me bashkëshortin dhe dy binjakët e tyre shkuan në SHBA. Me vendim të Byrosë Politike humbën menjëherë shtetësinë, që e rimorën në vitin 1998 nga presidenti Jelcin. Vdiq më 5 korrik 2017 nga kanceri në mushkëri, 63 vjeçe. Gorbaçovi festoi 90 vjetorin para ca ditësh.
Ja një shqipërim nga poezitë e disidentes së shquar ruse:
 
 
KOHA NËPËR KONSERVA
(Научились, наверно, закатывать время в консервы)
 
U mësuam, mbase, kohën ndër konserva ta hedhim,
Me natën sterrë, vazhdimisht, ta përzjejmë, ta ngjeshim.
Shumë i errët qe shekulli i njëzetë,
I njëzetenjëti s’duket se vjen shpejt,
Të fshijë emrat nga muret e burgjeve të djeshëm.
 
Ne i patëm mbushur me zërat e miqve që na lanë,
Me emrat e të palindurve ende, të fëmijëve tanë.
Me të tillë dashuri e mbushëm, me gjithë dashurinë tonë,
Por ç’e do, as si ekipazh, as në bord s’na pranojnë.
 
Dhe malli është përzjerë keq ndër hambarë,
Ne ende shpresojmë prej grurit të ndajmë,
Duarcoptuar, dhëmbët e dragoit duhet të gjejmë
Që rriten pas nesh e dikush kërkon t’i mbjellë.
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s