Poezi nga Lumo Kolleshi

 
Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
FALË TEJE UNË BABA
 
Me dëborë e veshi malin atë natë,
Veç mua ai mars më kish bërë zjarr.
Pritja i rrëzonte gurët shpat me shpat,
Cigarët nëpër tym i ndizja me cigar.
 
Në maternitet nuk kisha shkelur kurrë,
Në maternitet për herë të parë më fute ti,
E fsheshura nën çarçafë, sa një grusht,
E shenjta sa një ëngjell në qiellsi.
 
Veç një çast na lanë bashkë mamitë,
Dy puthje mbolla e ikja havada.
Një sofër ma shtruan në ëndrr perënditë.
Në pasqyrë shihja veten a ngjaja si baba.
 
 
***
 
E dashur,grua,
U përtërinë prapë lulet,
Lulet e kopshtit tonë pas ngricës së ashpër.
Ja, u çelën edhe zymbylat.
Këtë radhë më dorëlëshuar,
Bënë nga dy për ne të katër.
A s’më thua,
Mungesa zymbylon zymbylat te kjo vatër?
 
 
DËBORA
 
Duhej të binte kjo borë,
Duhej të binte pa tjetër,
Të mbulonte të zezën tonë,
Të mbulonte grinë tonë të verbër.
 
Duhej të binte kjo borë
Dhe duhej të kish rënë kohë më parë,
Ta shihnim qoftë dhe për një çast pa kromë,
Ta shihnim atdheun të bardhë.
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s