Kalendari poetik: Elizabeth Barrett Browning  (1806-1861) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Elizabeth Barrett Browning
 
Kalendari poetik: Elizabeth Barrett Browning  (1806-1861)
 
Sot më 6 mars, është data e lindjes për Elizabeth Barrett Browning, poete e njohur britanike dhe bashkëshortja e poetit Robert Browning. Kaloi një fëmini të lumtur mes njëmbëdhjetë motrave dhe vëllezërve të saj. Poemën e parë e shkroi kur qe dymbëdhjetë vjeç; qysh e vogël pati lexuar Milton-in, Shekspirin e Danten. Vdiq në Firence, ku edhe u varros, në varrezat angleze të qytetit. Ja përzgjedhja ime në 215 vjetorin e lindjes së poetes:
 
 
SONET XIV
 
Në më do vërtet, për tjetër mos qoftë
Veçse për dashurinë. Dhe mos thuaj
“Për buzëqeshjen, për pamjen e dua,
Sa ëmbël flet”, a për një trill të kotë.
 
“Për mendimet që shkojnë me të miat
Dhe jetën e rëndë ma lehtësojnë”,
Jo i dashur, se këto gjëra ndrrojnë,
Ndrron edhe ti, kështu humb dashuria.
 
Ndoshta qartë nuk shprehem, gjithsesi,
Mos më duaj sepse qaj, për mëshirë,
Lotët ndalojnë, por ty të mërzis
Me mërzitjen humbet dhe dashurinë!
 
Të më duash veç pse më dashuron,
Kështu do të më duash përgjithmonë.
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s